Ushtrime grupore falas në ambient të hapur - „Gorska on the move“ në maj, qershor dhe shtator në Parkun e qytetit

Kompania Koding edhe sivjet, duke u kujdesur për shëndetin dhe cilësinë e jetës së popullatës, organizon projektin e quajtur „Gorska në lëvizje“ (Gorska on the move), projekt ky me të cilin kompania mundëson ushtrime falas që drejtohen nga instruktorët më të mirë të klubit TOP FORMA. Projekti në fjalë ka për qëllim të theksojë rëndësinë e shëndetit fizik dhe mendor të njeriut dhe të përkujtojë rëndësinë e ujit, i cili është materia ushqyese më e rëndësishme dhe komponenti kryesor i trupit të njeriut.

Projekti „Gorska në lëvizje“, i cili për herë të parë u realizua para katër vitesh, shkaktoi reaksione të shumta pozitive dhe u pranua mjaft mirë nga banorët vendas.

Sivjet ushtrimet falas „Gorska në lëvizje“ filloi më 03.05.2016 (e martë) dhe do të vazhdojnë tre muaj, çdo të martë (10 maj, 17 maj, 24 maj, 31 maj, 7 qershor, 14 qershor, 21 qershor, 28 qershor, 6 shtator, 13 shtator, 20 shtator dhe 27 shtator), duke u mundësuar të gjithë të interesuarve rekreacion një-orësh në terrenin sportiv të Klubit të futbollit Rabotniçki, në Parkun e qytetit, me fillim në orën 19.

Si rezultat të motit të ligë, ushtrimet e para u zhvilluan në sallën e Klubit të basketbollit Rabotniçki, në Parkun e qytetit. Secili nga të pranishmit në hyrjen e sallës u prit me ujë Gorska, ndërsa një pjesë e të pranishmëve, ato që rezistuan më shumë gjatë ushtrimeve, fituan dhurata.   

Të gjitha informatat lidhur me aktivitetet në fjalë mund t’i ndiqni në fan faqen e ujit Gorska, www.facebook.com/gorskavoda.