UJI SI BURIM I SHKËLQYER SHËNDETI

Këtë herë do të flasim për përparësitë e konsumimit të ujit dhe për ndikimin e tij në funksionimin e organizmit.

Uji, si një rregullator i shumë funksioneve trupore, është kushti kryesor i funksionimit të drejtë të organizimit të njeriut. Megjithëse shumë shpesh në vend të ujit konsumojmë pije të tjera, siç janë lëngjet, kafeja dhe qumështi, ne duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk ekziston një tjetër lëng përveç ujit që mund të ketë kaq shumë efekte pozitive në organizimin e njeriut.

Pothuajse secili nga ne, të paktën një herë, ndoshta edhe më shumë herë, ka mbajtur dietë për të hequr kilogramët e tepërt. Nëse Ju jeni pjesë e kësaj kategorie, herën tjetër kur do të vendosni të reduktoni ushqimin, përpiquni të konsumoni sa më shumë ujë. Konsumimi i ujit do të përshpejtojë metabolizmin Tuaj dhe do të ul oreksin, do të ndikojë që Ju të ndiheni të ngopur, ndërsa kilogramët e tepërt do të hiqen me një lehtësi të madhe. Për këtë arsye para çdo vakti përpiquni të pini një gotë ujë.

Konsumimi i ujit nuk do të ndihmojë vetëm në përmirësimin e pamjes suaj të jashtme. Uji është po aq i rëndësishëm edhe për funksionimin e drejtë të organeve të brendshme. Ai është shumë i rëndësishëm edhe për veshkat, zemrën, trurin dhe stomakun. Që këto organe të realizojnë drejtë funksionet e tyre kanë nevojë për hidratim të rregullt. Dehidrimi në fakt është një nga arsyet kryesore që shkakton kapsin, gurët e veshkave, kokëdhimbjen dhe çrregullimet e tjera fizike dhe për këtë arsye përpiquni që gjithmonë të keni me vete një shishe me ujë. Për të ulur rrezikun e shfaqjes së një sëmundjeje rekomandohet konsumimi i 1,5-2 litra ujë, i cili do të ndihmojë që lëkura Juaj të jetë elastike dhe më e pastër, duke Ju ndihmuar të dukeni më të rinj. Duket e pabesueshme, apo jo? Bëhet fjalë për një produkt me të cilin mund të zgjidhen shumë probleme me të cilat Ju bëni përpjekje të mëdha për të anashkaluar të njëjtat.

Nëse gjatë ditës ndjeni lodhje ose nuk mund të përqendroheni, ekziston mundësia që trupi Juaj të jetë dehidruar, që mund të rezultojë me ngërçe të muskujve dhe marramendje. Për t’i mënjanuar këto probleme pini një gotë ujë menjëherë pas zgjimit, një tjetër pas mëngjesit, drekës dhe darkës dhe nga një gotë tjetër midis ushqimit dhe asnjëherë mos harroni të pini edhe disa gota të tjera me ujë gjatë kohës së aktiviteteve fizike sepse pikërisht atëherë organizmi Juaj ka nevojë të madhe për ujin, që ai të rregullojë temperaturën e trupit.

Mos harroni që çdo ditë të pini të paktën 8 gotë ujë, ndërsa rezultatet do t’i vëreni nga dita në ditë, me përmirësimin e shëndetit Tuaj.