Uji i ftohtë si ilaçi

“Përbërësi” kryesor i organizmit tonë – uji, përveç që shuan etjen dhe kujdeset për vetë organizmin, ai ndihmon shumë për parandalimin edhe mënjanimin e problemeve të ndryshme.

Uji si një sedativ


Nëse ju nervozoheni lehtë ose keni probleme me emocionimin, rekomandohet të lani fytyrën me ujë të ftohtë. Kjo teknikë do të reduktojë reagimin e trupit ndaj stresit. Uji i ftohtë ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, ngadalëson rrahjet e zemrës dhe relativisht shpejtë redukton anksiozitetin.

Uji për flokë me shkëlqim

Larja e flokëve me ujë të ftohtë mund t’u jap atyre shkëlqim. Në kombinim me ajrin, uji i ftohtë ndihmon në forcimin e kutikulave të flokut (pjesa e brendshme e qimes), duke ardhur në shprehje shkëlqimi i tij.

Uji për të hequr kilogramët

Një kohë të gjatë është debatuar nëse konsumimi i ujit të ftohtë mund të ndihmojë në mënjanimin e kilogramëve të tepërt. Ndërkohë këto debate fituan konfirmimin shkencor. Më saktësisht, me këtë “metodë” mund të digjen edhe 70 kalori të tjera në ditë.

Uji heq kokëdhimbjen

Një nga mënyrat për të qetësuar dhimbjet e kokës pa pirë tableta është larja e kombinuar me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë. Nëse kjo metodë ju duket e papranueshme, ju mund të provoni mënyrën më poshtë: Merrni një fasho, futeni atë në ujë të ftohtë dhe pastaj vendoseni në ballë. Fashoja me ujë të ftohtë do të qetësojë kokëdhimbjen.

Qarkullim më i mirë i gjakut dhe shërim të muskujve

Njësoj si në rastin e kokëdhimbjes, larja e kombinuar me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut. Kjo ka të bëj me faktin që uji i ngrohtë stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurë për të mbrojtur organet e trupit, ndërsa uji i ftohtë bën kalimin e gjakut në organet dhe në këtë mënyrë kujdeset për temperaturën e trupit.

Uji i ftohtë gjithashtu është edhe sekreti i shumë sportistëve profesionistë, të cilët me ndihmën e tij stimulojnë shërimin e muskujve, duke qetësuar inflamacionet dhe ënjtjet.