Ujë Gorska për të gjithë garuesit e “PRV DO VRV 2019”

Më 19 maj u zhvillua evenimenti vjetor tradicional “PRV DO VRV”, në të cilin morën pjesë disa mijë sportistë dhe individë të tjerë, në kategoritë vrap malor, çiklizëm rekreativ dhe çiklizëm rrugor.

Uji Gorska, në cilësinë e sponsorit, u kujdes për hidratimin e drejtë të të gjithë garuesve, të cilët në 2 pikat e freskimit (në Vodnon e Mesme dhe në majën e Malit Vodno), patën mundësinë të freskohen me ujin mineral më cilësor dhe të plotësojnë lëngjet e konsumuara nga organizmi.