Ujë falas për të gjithë pjesëmarrësit e “Beach Run 2018”

Gorska, si mik shumëvjeçar i "Beach Run" dhe sponsor i evenimenteve sportive në Maqedoni edhe sivjet morri pjesë në garat promocionale të këtij manifestimi, duke pasur për qëllim vetëdijesimin e popullatës lidhur me përmirësimin e cilësisë së jetesës. "Beach Run" është një seri garash që do të zhvillohet në 5 lokacione të ndryshme ose në pesë vende me liqene në Maqedoni (Shkup, Prespë, Dojran, Mavrovë dhe Ohër), gjatë muajve qershor dhe korrik 2018, në formën e një lige verore vrapi, që e përbëjnë tre gara me 5 km, një garë me 10 km dhe një gjysmë-maratonë.

Në drejtim të theksimit të rëndësisë së shëndetit fizik dhe mendor, por edhe të ujit, si materia ushqyese më e rëndësishme dhe komponentë kryesore e trupit të njeriut, të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët e Beach Run patën mundësinë të hidratohen dhe të plotësojnë me ujin Gorska sasitë e harxhuara të lëngjeve të organizmit.