- Македонски
- English
- Shqip

Gorska, bashkëpunëtori shumëvjeçar i Maratonës së Shkupit dhe sponsori i ngjarjeve sportive që zhvillohen në Maqedoni edhe sivjet mori pjesë në garat promocionale të këtij manifestimi, duke pasur për qëllim vetëdijesimin e opinionit lidhur me cilësinë e të jetuarit.
Me moton “Filloni parandalimin e sëmundjeve me ushtrime”, të dielën, më 05.04.2015, për herë të tretë u mbajt “Gara e femrave”, si pjesë e garave promocionale të Maratonës së Shkupit 2015. Në kontekstin e theksimit të rëndësisë së shëndetit fizik dhe mendor dhe rëndësisë së ujit si elementi ushqyes më i rëndësishëm dhe komponenti kryesor i organizmit të njeriut, të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët e Garës së femrave patën mundësinë të hidratohen dhe të plotësojnë sasitë e harxhuara të lëngjeve të organizmit me ujin Gorska.
Aktivitetet e rregullta fizike dhe konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit janë faktorët kryesorë të jetës së shëndetshme dhe funksionimit të drejtë të organizmit. Konsumimi i ujit Gorska gjatë kohës së aktiviteteve fizike do të përshpejtojë metabolizmin, do të mundësojë më shumë energji fizike, do të djeg në një masë të madhe shtresat yndyrore dhe do të ndihmojë në formimin e masës muskulore.
Gorska me kënaqësi të madhe organizon dhe merr pjesë në organizimin e ngjarjeve që kanë për qëllim të promovojnë jetën e shëndetshme dhe kujdesin për shëndetin, ndërsa Maratona e Shkupit edhe sivjet konfirmon më së miri moton tonë.