Stomak i rrafshët me 8 gota ujë në ditë

Sado që të jetë e pabesueshme, uji është katalizatori më i rëndësishëm gjatë procesit të humbjes së kilogramëve dhe gjatë pengimit të trashjes. Megjithëse shumica e njerëzve nuk i kushtojnë rëndësi të madhe ujit, ai ndoshta është e vetmja “pije magjike” që mundëson humbje permanente të kilogramëve të tepërt. 

Uji pengon oreksin në mënyrë natyrale dhe ndihmon organizmin gjatë metabolizmit të shtresave të grumbulluara yndyrore. Një numër i madh studimesh kanë konfirmuar se ulja e sasive të ujit rezulton me rritjen e shtresave yndyrore në organizëm, ndërsa rritja e sasive të ujit mund të ndikojë në mënjanimin e këtyre shtresave.

Ja arsyet: Veshkat nuk mund të funksionojnë drejtë pa sasitë e nevojshme të ujit. Në rastet kur veshkat nuk funksionojnë me kapacitet të plotë, një pjesë e punës së tyre kalon në mëlçi. Një nga funksionet kryesore të mëlçisë është metabolizmi i yndyrave të metabolizuara në energji, e cila më vonë përdoret për nevojat e organizmit. Megjithatë, në rastet kur mëlçia duhet të bëj një pjesë të punës së veshkave, ajo nuk mund të funksionojë me kapacitet të plotë. Në një rast të tillë, mëlçia do të metabolizojë më pak yndyra, ndërsa pjesa më e madhe e yndyrave do të mbetet në organizëm, që në fat pengon procesin e dobësimit.

Konsumimi i ujit është mënyra më e mirë për të luftuar grumbullimin e lëngjeve. Në rastet kur organizmi fiton më pak lëngje, këtë gjendje e kupton si kërcënim dhe fillon të mbaj çdo pikë uji. Uji i grumbulluar në këtë mënyrë qëndron jashtë qelizave dhe shfaqet në formën e shputave të ënjtura të këmbëve, këmbëve dhe shputave të ënjtura të duarve.

Diuretikët, në rastin më të mirë, ofrojnë zgjidhje të përkohshme. Ato largojnë ujin e mbledhur bashkë me disa nga përbërësit ushqyes esencialë. Organizmi edhe këtë gjendje e pranon si një kërcënim dhe ujin e humbur përpiqet ta sigurojë sa më shpejtë, që rezulton me kthimin e gjendjes fillestare.

Mënyra më e mirë për të anashkaluar problemin e grumbullimit të ujit është që organizmi të fitojë substancën më të nevojshme – të fitojë shumë ujë. Vetëm në një rast të tillë uji i grumbulluar në organizëm do të lirohet.

Nëse keni një problem të vazhdueshëm me grumbullimin e ujit, fajtori ndoshta duhet kërkuar në sasinë e madhe të kripës së konsumuar. Organizimi juaj do të tolerojë natriumin deri në një përqendrim të caktuar. Sa më shumë kripë të konsumoni, organizimi juaj aq më shumë do të mbaj ujin, që të jetë në gjendje të tret kripën.

Megjithatë, organizmi mund të pastrohet lehtë nga kripa e tepërt – mjafton të pini më shumë ujë. Me kalimin e ujit në veshkat, ai merr me vete edhe natriumin e tepërt.

Personat me mbipeshë kanë nevojë për më shumë ujë, krahasuar me personat e tjerë sepse metabolizmi i tyre ka më shumë nevojë për ujë, për t'u vënë në funksion.

Uji ndihmon edhe formimin e muskujve, duke u dhënë mundësi natyrale për të funksionuar drejtë dhe i mbron nga dehidratimi. Gjithashtu, uji ndihmon në rregullimin e lëkurës së lëshuar si rezultat të dobësimit – uji ngushton qelizat e lëkurës, duke e bërë atë të pastër, të shëndetshme dhe elastike.

Uji ndihmon edhe në pastrimin e organizimit nga materiet e panevojshme. Gjatë periudhës së dobësimit trupi ka më shumë materie të panevojshme nga të cilat duhet të lirohet – të gjitha yndyrat e metabolizuara duhet të dalin nga organizmi, ndërsa sasia më e madhe e ujit mund të ndihmojë këtë proces.

Uji gjithashtu ndihmon edhe në rastet e kapsit. Në rastet kur organizmi pranon sasi shumë të vogla uji, ai mbyll rezervat që i nevojiten për të funksionuar. Zorra e trashë është një nga burimet primare. Rezultati? Kaps. Megjithatë, në rastet kur personi do të konsumojë sasi të mjaftueshme uji, funksionimi normal i metabolizmit do të kthehet përsëri.

Më poshtë janë dhënë konkluzionet kryesore:

Organizmi nuk funksionon drejtë pa sasi të mjaftueshme uji dhe nuk mund të metabolizojë me efikasitet yndyrat e grumbulluara.

Uji i mbajtur në organizëm shfaqet në formën e kilogramëve të tepërt.

Për t'u liruar nga uji i mbledhur në organizëm duhet të pini më shumë ujë.

Konsumimi i ujit është me rëndësi kruciale për uljen e peshës trupore.

Cilat janë sasitë e mjaftueshme të ujit që duhen konsumuar? Mesatarisht, njeriu ka nevojë për 8 gota ujë prej 250ml në ditë. Kjo sasi nënkupton të pini rreth 2 litra ujë në ditë. Individët me mbipeshë duhet të pinë një tjetër gotë ujë për çdo 10 kilogramë mbipeshë. Gjithashtu, sasitë e ujit që duhen konsumuar do të rriten nëse merreni me aktivitete fizike ose në rastet e motit të ngrohtë ose të thatë.

Rekomandohet që uji të jetë i ftohtë sepse sistemi do ta absorbojë shumë më shpejtë, krahasuar me ujin e ngrohtë. Ekzistojnë prova të caktuara që vërtetojnë se konsumimi i ujit të ftohtë mund të ndihmojë në tretjen e kalorive.

Për këto arsye gjithmonë mbani me vete ujin Gorska dhe konsumoni atë rregullisht, në mëngjes, në mesditë dhe në mbrëmje.