STAROGRADSKO E KUQE – BIRRA E PARË E KUQE NË TREGUN E MAQEDONISË

Kompania "Koding Gorska" pasuroi paletën e saj të produkteve në segmentin e birrave me një produkt të ri dhe të veçantë – me birrën Starogradsko e kuqe. Kjo është birra e parë e kuqe në tregun e Maqedonisë, e përgatitur me ëmbëltuesin special të elbit - BEST Red X malt, që përdoret posaçërisht për prodhimin e birrës së kuqe, sumbullare dhe majë, përbërës këto të kombinuar me Ujin mineral natyral Gorska. Ëmbëltuesi special i elbit i jep birrës një ngjyrë të kuqe të veçantë. Ndërkaq, shija është pasuruar me aromën e veçantë me shije karamele. Birra Starogradsko e kuqe është një birrë e cilësisë së lartë, birrë Premium që përmban 5,6% alkool dhe mund të gjendet në paketim qelqi prej 0,33 l, ambalazh ky që nuk duhet kthyer.

Përfaqësuesit e Gorska për produktin e ri sqarojnë se “Birra Starogradsko e kuqe dallohet nga birrat e tjera që mund të gjenden në tregun Maqedonisë para së gjithash për shijen e veçantë dhe ngjyrën e kuqe të veçantë. Shija specifike dhe interesante e bën këtë birrë të lehtë për t’u konsumuar dhe u ngjan birrave të kuqe irlandeze”.

Të gjithë ju që e pëlqeni birrën, ju rekomandojmë të provoni birrën Starogradsko e kuqe!