Shtatë mënyra për të shpëtuar nga rrathët e errët poshtë syve

Stresi,, sasitë e mëdha të kafeinës, mungesa e gjumit dhe jeta dinamike jo vetëm që ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj, por reflektohen edhe në pamjen tuaj, duke lënë gjurmë në formën e rrathëve me ngjyrë të errët dhe sy të ënjtur, që bëjnë të dukemi të lodhur dhe pa gjumë. Megjithëse ekzistojnë produkte kozmetike që “premtojnë” se do të largojnë ënjtjet e syve për një kohë shumë të shkurtër, indikatorët që tregojnë problemet shëndetësore mund të mjekohen më së miri me disa mënyra natyrale.

  1. Pini 8 gota ujë në ditë. Përfitimet e konsumimit të rregullt të ujit Gorska kanë të bëjnë me qetësimin e rrathëve të errët poshtë syve tuaj. Nëse jeni në gjendje të ulni sasinë e kafeinës dhe të pini më shumë ujë, ky do të jetë një kombinim i shkëlqyer për organizimin tuaj.
  2. Qese me çaj. Vendosni mbi sytë qeset me çaj sepse ato përmbajnë taninin që ndihmon qetësimin e ënjtjeve të syve dhe mënjanimin e rrathëve të errët poshtë syve.
  3. Ulni sasinë e kripës që konsumoni. Sasia  e madhe e kripës bën që uji të qëndrojë në vende të veçanta të organizimit tuaj. Pikërisht kjo gjendje bën që të shfaqen ënjtjet e syve. Konsumimi i sasive të mëdha të kripës ndikon edhe në qarkullimin e gjakut dhe bën që enët e gjakut poshtë syve të duken si rrathë me ngjyrë të errët.
  4. Kastraveci.  Të gjithë e dimë se kastravecët përdoren për qetësimin e lëkurës së syve. Vendosni dy copa kastravec të ftohtë mbi sytë dhe lërini të veprojnë 10-15 minuta.
  5. Ushqimi i shëndetshëm. Konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të balancuara, pini më shumë ujë dhe konsumoni vitaminat e nevojshme.
  6. Gjumi. Përpiquni gjithmonë të bëni gjumë të mirë. Organizimi i njeriut zakonisht ka nevojë për 7-9 orë gjumë.
  7. Mos i kruani sytë. Kruajtja e syve zakonisht ka të bëj me alergjitë, por jo në të gjitha rastet. Pavarësisht arsyeve, ju duhet të ndaloni me kruajtjen e syve. Kruajtja irriton lëkurën dhe mund të shkaktojë plasaritje të kapilareve ose të shkaktojë ënjtje të pjesës poshtë syrit.