Rreth nesh

Kompania Koding është themeluar në vitin 1987 në sektorin ndërtimor, kurse nga viti 2004 filloi me ndërtimin e fabrikës për ujë dhe lëngje frutash. Në vitin 2005, Koding nisi me prodhimin dhe shpërndarjen e ujit  Gorska. Reparti prodhues gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të burimeve, në fshatin Konopishte.

Si kompani e cila ka implementuar menaxhimin cilësor korporativ, Koding është një nga kompanitë më të suksesshme në Maqedoni, drejtuar nga kuadro të arsimuar dhe novatorë, me vizion të qartë për të ardhmen. Suksesi i kompanisë sonë është rezultat i një monitoringut aktiv, ndjekjes së trendeve moderne të marketingut, zgjidhjeve të reja teknologjike, novacioneve dhe edukimit të vazhdueshëm të të punësuarve me qëllim plotësimin e nevojave të konsumatorëve.

Qëllimi i kompanisë është të jetë lider në tregun e vendit dhe më gjerë duke bashkuar faktorët e cilësisë, aspektet e mjedisit jetësor dhe të njeriut në një sistem të integruar menaxhimi i cili synon drejt një  suksesi ekonomik të qëndrueshëm dhe përmirësimit të vazhdueshëm të sistemeve të cilësisë dhe menaxhimit.

KOMPANIA KODING GORSKA ME KONTRIBUT NË ZHVILLIMIN E SPORTIT NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Prioritetet kryesore të politikës së përgjegjësisë shoqërore të kompanisë Koding Gorska:

  • Kujdesi për shëndetin e njeriut
  • Inkurajimi i jetës aktive
  • Mbështetje të sportit më të mirë në Maqedoni

Gorska tregon një kujdes shumë të madh për fëmijët me nevoja të veçanta, duke ndihmuar mbështetjen e aktiviteteve të ndryshme në Olimpiadën speciale të Maqedonisë, ku njëkohësisht Gorska është sponsori kryesor.

Gorska është partner shumëvjeçar i futbollit, basketbollit, hendbollit, notit, garave me kajak, karatesë profesionale dhe shumë federatave dhe klubeve të tjera:

  • Federata e futbollit e Maqedonisë, KF Vardar, KF Metalurg, KF Rabotniçki, etj
  • Federata e basketbollit e Maqedonisë, KB MZT Shkup, KB Rabotniçki, etj
  • Klubi i hendbollit i meshkujve Vardar, Klubi i hendbollit i femrave Vardar
  • Federata e kajakut e Maqedonisë
  • Federata e fluturimeve e Maqedonisë
  • Federata maqedonase sportive e qitjes
  • Klubi i karatesë Rabotniçki
  • Klubi i volejbollit Forca

Midis evenimenteve sportive më të rëndësishme të sponsorizuara nga Gorska janë evenimentet në vazhdim:

  • Maratona sportive
  • Prv do vrv
  • Beach run
  • Sllallomi i madh humanitar Mavrovë
  • Mavrovo Maximum Adventure
  • Maratona malore e Mavrovës
  • Maratona atletike e Ohrit
  • Beach Volleyball Ohrid

Kompania Koding Gorska çdo vit realizon projektin “Gorska në lëvizje”, me qëllim theksimin rëndësisë së shëndetit fizik dhe psikik të njeriut dhe njëkohësisht të rikujtohet rëndësia e ujit, si materia ushqyese më e rëndësishme dhe komponenti kryesor i trupit të njeriut.

Sa u takon manifestimeve kulturore në Maqedoni që sponsorizohen nga Gorska, mund të përmenden Festivali i fëmijëve Potoçinja, Vera e Shkupit, Solemnitetet muzikore të vjeshtës, Parada e maturës, Netët e operës në Maj, Vera e Ohrit etj.

Pjesëmarrja e Kryetarit të kompanisë Dimitar Kostadinov:

- Kryetar i Olimpiadës speciale të Maqedonisë 2010-2014

- Nënkryetar i  Federatës së basketbollit e Maqedonisë 2005-2014

Kompania Koding Gorska edhe në të ardhmen do të vazhdojë të ndjek strategjinë e saj të përgjegjësisë shoqërore, me të cilën janë paraparë vlerat që i përfaqëson gjatë ushtrimit të përditshëm të aktivitetit: besimi, tradita, entuziazmi, përvoja, njohuritë, inovacioni, shpirti ekipor dhe profesionalizmi. Veprimi me përgjegjësi shoqërore nënkupton përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore, investimin në kapitalin njerëzor dhe ambientin jetësor dhe kujdesin e vazhdueshëm për raportet me klientët dhe partnerët.

SHPËRBLIMET DHE MIRËNJOHJET

Me investimin e vazhdueshëm në teknologjitë, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe zgjerimin e rrjetit distributiv, GORSKA DHE GORA u shpallën superbrende të vitit 2011/2012.

Në mbështetje të “Kurorës ndërkombëtare të cilësisë” (International Quality Crown) dhe kritereve të „Modelit të drejtimit të plotë të cilësisë QC100“ (QC100 Total Quality Management Model), kompania KODING GORSKA, në Londër, në nëntor të vitit 2012, u zgjodh të pranojë shpërblimin „Kurora ndërkombëtare e cilësisë“ (International Quality Crown), në Kategorinë e artë.

Kryetari i kompanisë Dimitar Kostadinov, në shtator të vitit 2013, pranoi çmimin Ylli ndërkombëtar i cilësisë. Sipas Konventën ndërkombëtare të Gjenevës,  KODING GORSKA është kompania e parë në Maqedoni që ka fituar këtë çmim në Kategorinë platin.