Roli i ujit për funksionet e trurit

Konsumimi i ujit dhe funksionet e trurit kanë një lidhje të drejtpërdrejtë. Mungesa e ujit mund të shkaktojë një sërë simptomash, siç janë: problemet me fokusimin (mjegullim), problemet me kujtesën, lodhja mendore, kokëdhimbja, problemet me gjumin, zemërimi, depresioni, etj.

Uji përbën mbi 70% të organizmit tonë dhe çdo funksion i trupit tonë varet pikërisht nga uji, përfshirë aktivitetet e trurit dhe ato të sistemit nervor.

Uji dhhe energjia e trurit

Truri është një nga organet kryesore që kujdeset për fuqinë tonë dhe njëkohësisht na furnizon me energji. Nevojiten rreth 85 për qind, që në fakt është një sasi shumë e madhe uji, që truri të funksionojë siç duhet.

Uji furnizon trurin me energjinë e nevojshme për të gjitha funksionet e tij, përfshirë të menduarin dhe procesin e kujtesës. Në rastet kur truri funksionon me sasinë e nevojshme të ujit, atëherë ju jeni në gjendje të mendoni më shpejtë, të fokusoheni më mirë, të ndjeni pastërti mendore dhe të jeni kreativ.  

Hidratimi i përditshëm jo vetëm që do t’ju ndihmojë të mendoni më mirë, por njëkohësisht mund të jetë edhe një lloj preventive kundër çrregullimit që ka të bëj me mungesën e përqendrimit tek fëmijët dhe të rriturit. Rëndësia e konsumimit të ujit gjatë ditës, për funksionimin e drejtë të trurit, ka të bëj me faktin që truri nuk ka një mënyrë alternative për të pranuar ujë. Në rastet kur sasia e ujit të cilën e harxhon organizmi është me e madhe se sasia e ujit që e konsumoni, mungesa e ujit do të reflektohet në funksionet e trurit.

Uji dhe simptomat e dehidratimit të trurit

Dehidratimi shkakton “çaktivizimin” e trurit dhe pengon funksionimin e tij me kapacitet të plotë. Disa nga simptomat mendore që kanë të bëjnë me dehidratimin janë: ndjenja e konfuzionit mendor, lodhja e pasdites, problemet me fokusimin, depresioni, zemërimi, mungesa e stabilitetit emocional, dobësia, kokëdhimbja, problemet me gjumin, stresi dhe mungesa e pastërtisë dhe mprehtësisë mendore.

Dehidratimi gjithashtu është një faktor i njohur i demencës, ndërsa besohet se hidratimi i drejtë mund të parandalojë edhe sëmundjen e alchajmerit, atë të parkinsonit dhe lloje të caktuara të sklerozës. Uji është me rëndësi thelbësore për për furnizimin e trurit me materie ushqyese dhe për pastrimin e tij nga toksikët. Në rastet e hidratimit të plotë të trurit, shkëmbimi i materieve ushqyese dhe toksikëve do të jetë më efikas, duke mundësuar përqendrim më të mirë dhe vigjëlencë.

Uji dhe sfidat e trurit

Inflamacioni i trurit zakonisht lidhet me llojet e ndryshme të sfidave të trurit (sidomos lëndimet) dhe shpesh rezulton paaftësinë e organizmit të bëj detoksifikimin e materieve të dëmshme që gjneden në tru. Në rastet e dehidrimit të trurit përkeqësohet problemi i detoksifikimit, që ka të bëj me inflamacionin.

Radikalet e lira, siç janë rezatimi, ndotësit, pesticidet dhe metalet toksike, kalojnë lirshëm nëpërmjet burimeve që bëjnë furnizimin e trurit me gjak, ndërsa për të penguar numrin e madh të burimeve të lira të radikaleve, që sulmojnë trurin dhe shkaktojnë inflamacione, ju keni nevojë për antioksidues të fuqishëm dhe agjensë të fuqishëm antiinflamatorë.

Rekomandime për ujin dhe funksionin e trurit

Uji siguron energjinë esenciale të trurit, kujdest për sinjalet nervore, siguron materie ushqyese dhe mënjanon toksikët. Konsumimi i sasive të duhura të ujit në nivel ditor e furnizon trurin me energjinë e nevojshme, që ai të funksionojë në mënyrë optimale.

Nëse doni që truri juaj të funksionojë mirë dhe të pranojë dhe dërgojë sinjale në pjesët e tjera të organizmit ose trupit tuaj, fillimisht sigurohuni se konsumoni sasitë e nevojshme të ujit.

Gjithashtu, me rëndësi të madhe është edhe lloji i ujit që konsumoni.

Ne ju rekomandojmë të konsumoni ujin Gorska! :)