Rëndësia e konsumimit të ujit gjatë ditëve të dimrit

Të gjithë ne e dimë mirë se konsumimi i ujit gjatë muajve të verës është me shumë rëndësi. Por a e dini se konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit gjatë muajve të ftohtë të dimrit është gjithashtu me shumë rëndësi?

Pirja e një gote ujë të freskët nuk është zgjidhja jonë e parë gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Me uljen e temperaturave ne shpesh kërkojmë të pimë diçka që do na ngroh, siç janë çaji, kafeja, çokollata e ngrohtë ose supa e ngrohtë. Megjithatë, kjo zgjedhje intuitive nuk është gjithmonë zgjidhja e drejtë ose e duhur. Dehidratimi i trupit inhibon funksionimin e drejtë të sistemit imunitar dhe në këtë mënyrë ne bëhemi më të prekshëm me ftohjet. Për këtë arsye ne duhet të konsumojmë më shumë ujë për të qenë me shëndet të mirë gjatë periudhave të ftohjes ose gripit. Për të mbrojtur më mirë shëndetin Tuaj përpiquni të paktën një herë në ditë pijen Tuaj të ngrohtë ta zëvendësoni me një shishe me ujë Gorska dhe në këtë mënyrë Ju do të digjni më lehtë kaloritë dhe do të ndihmoni shëndetin Tuaj.

Me uljen e temperaturave ne shpesh gjendemi pranë burimeve të ngrohjes, siç janë kondicioneri ose rrezistencat e llojeve të ndryshme. Këto burime ngrohjeje, në kombinim me veshjet e ngrohta, dehidratojnë akoma më shumë trupin dhe lëkurën tonë. Konsumimi i tetë gotave me ujë Gorska në ditë na ndihmon të mirëmbajmë nivelin e lëngjeve të trupit dhe të kemi një lëkurë të shëndetshme dhe të hidratuar.

Këtë dimër bëni zgjidhjen më të mirë për shëndetin Tuaj dhe mos harroni të pini sasinë e rekomanduar të ujit brenda ditës. Sasia e rekomanduar e ujit mund të ndryshojë varësisht peshës Suaj trupore dhe gjatësisë. Si do që të jetë, 8 gotë ujë Gorska në ditë janë sasia ditore minimale që duhet ta pini për të qenë të shëndetshëm gjatë gjithë periudhës së dimrit.