Përse uji mbetet pija më e mirë?

Megjithëse besojmë se të gjithë ne i dimë mirë rekomandimet lidhur me konsumimin e ujit, ne vendosëm t’ju ofrojmë një sqarim më të hollësishëm, për të sqaruar më mirë përse nevojitet të pimë më shpesh ujin, i cili është një pije me rëndësi esenciale.

Organizmin e njeriut e përbëjnë rreth 65 ujë, që do të thotë se pa ujin ne nuk mund të funksionojmë. Ulja e sasisë së ujit në organizëm për dy për qind mund të rezultojë me dehidrim, humbje të kujtesës për periudha të shkurtra dhe mund të vështirësojë përqendrimin. Këto janë vetëm disa nga rreziqet me të cilat ballafaqohemi në rast se do të anashkalojmë konsumimin e drejtë të ujit.

Në vijim janë dhënë përfitimet:

Medikament natyral

Dehidrimi ndikon në qarkullimin e gjakut në organizëm, ndërsa problemi në fakt fillon me dobësimin e funksionit të trurit, gjendje kjo me të cilën organizim fillon të ndihet i dobët. Uji kujdeset edhe për funksionimin e drejtë të sistemin digjestiv, duke pastruar materiet e dëmshme dhe në këtë mënyrë pastron organizimin e njeriut nga toksinat. Me konsumimin e sasive të duhura të ujit, lëkura mund të fitojë shkëlqim natyral. Ndërkaq, nuk ekziston as edhe një punonjës shëndetësie që nuk është dakord se uji është baza e shëndetit të mirë.  Uji është i pazëvendësueshëm për të siguruar funksionimin e drejtë të organizimit.

Humbja e kilogramëve të tepërt

Uji është një katalizator me rëndësi për humbjen e mbipeshës. Megjithëse shumica e popullatës injoron rëndësinë e ujit, ai sipas të gjitha gjasave është “pija e vetme magjike” që na ndihmon të heqim kilogramët e tepërt. Uji pengon oreksin në mënyrë natyrale dhe ndihmon organizimin në eliminimin e yndyrave. Hulumtimet përkatëse kanë vërtetuar se konsumimi i sasive të vogla të ujit mund të intensifikojë formimin e shtresave yndyrore.

Këmbë dhe shputa më të çlodhura

Në rastet e moskonsumimit të sasive të nevojshme të ujit, organizimi ynë e pranon mungesën e ujit si një rrezik për funksionimin e tij normal dhe fillon të mbaj çdo pikë uji. Uji kalon në qelizat e jashtme, që manifestohet me ënjtje të shputave, këmbëve dhe shputave të duarve. Zgjidhja më e mirë e këtij problemi është të furnizoni organizimin me më shumë ujë.

Pastrimi i sasive të mëdha të kripës

Me konsumimin e sasive të nevojshme të ujit, ne ndihmojmë organizimin që me funksionimin e drejtë të veshkave të pastrojë sasinë e madhe dhe të tepërt të natriumit në organizëm.

Uji është mirë të konsumohet i ftohtë sepse në këtë mënyrë ai mund të absorbohet më lehtë. Nëse doni të konsumoni më shumë ujë, mos harroni të pini nga një gotë ujë para çdo ushqimi, por edhe gjatë ushqimit. Gjithashtu, mos harroni se kafeja e pirë me miqtë tuaj gjithmonë duhet shoqëruar me një gotë ujë Gorska :)