Përparësitë e konsumimit të ujit tek fëmijët

Uji është një nga nutrientët kryesorë për çdo organizëm të gjallë. Uji është shumë i rëndësishëm për fëmijët, krahasuar me të rriturit. Megjithatë, rëndësia e ujit është më pak e theksuar në të ashtuquajturit udhëzues nutricionistë për fëmijët dhe të rriturit dhe për këtë arsye ne ju njohim me efektet pozitive të ujit për organizmin e fëmijës.

Uji luan role të ndryshme në organizmin e fëmijës, që realizohen nëpërmjet hidratimit të drejtë të organizimit. Nëse trupi nuk fiton një hidratim të drejtë, të gjithë nutrientët e tjerë nuk do të përpunohen në mënyrë efektive, metabolizmi nuk do të funksionojë drejtë, ndërsa funksioni qelizor do të çrregullohet në të gjithë organizmin. Në rastet kur fëmija juaj furnizon organizmin me sasi të mjaftueshme uji, vlerat ushqyese të konsumuara me ushqimin kanë më shumë mundësi për t'u transportuar në mënyrë efikase në të gjithë organet e trupit.

Një tjetër rol mjaft i rëndësishëm i ujit për organizmin e fëmijës është mënjanimi i toksinave që mund të rezultojnë me sëmundje të ndryshme. Furnizimi i rregullt i organizimit me sasi të mjaftueshme uji mund të ndihmojë në pastrimin e organeve të fëmijës, që toksina të mos shkaktojnë dëme të ndryshme.

Nevojat dhe përparësitë

Mendimi sipas të cilit fëmijët për shkak të moshës së tyre duhet të konsumojnë më pak ujë krahasuar me të rriturit nuk është i saktë. Në fakt, fëmijët duhet të konsumojnë më shumë ujë për të siguruar hidratimin e drejtë të trupit, për dallim nga të rriturit që jetojnë në një ambient. Kujdes të veçantë duhet pasur gjatë konsumimit të ujit në rastet kur fëmija luan, vrapon ose merret me aktivitete të ndryshme fizike.

Një tjetër element që nuk duhet harruar është fakti se mekanizimi i etjes tek fëmijët nuk është zhvilluar deri në fazën që mund të rezultojë me ndjenjën e etjes para dehidratimit. Fëmijët zakonisht fillojnë të pinë ujë në rastet kur dehidrimi kalon në një fazë të caktuar.

Përmirësimi i rezultateve shkollore

Një tjetër zbulim lidhur me dehidrimin ka të bëj me aftësinë e të përqendruarit dhe me cilësinë e funksionimit mendor, që nuk janë të mundura nëse fëmija do të kalojë në një fazë dehidrimi. Për këtë arsye, nëse fëmija juaj nuk konsumon sasi të mjaftueshme uji në shkollë, ai mund të arrijë rezultate të dobëta në shkollë, krahasuar me nxënësit e tjerë, ndërsa kjo gjendje mund të ndikojë edhe në rezultatet përfundimtare të fëmijës.

Rezultate më të mirë në sport

Në rastet kur fëmijët nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme lëngjesh, ato kanë më pak dëshirë dhe aftësi për t'u marrë me aktivitete fizike, ndërsa në rastet kur merren me aktivitete fizike ato nuk mund të jenë në gjendje të rezistojnë shumë, krahasuar me fëmijët që konsumojnë sasi të mjaftueshme uji. Për këtë arsye, fëmijët që nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme uji, qoftë edhe në një formë të lehtë dehidrimi, nuk do të jenë në gjendje për të arritur një nivel të lartë dhe performanca të mira gjatë angazhimeve fizike.

Rritja dhe zhvillimi adekuat

Fëmijët, përveç aktiviteteve fizike dhe mendore, kanë nevojë për sasi më të mëdha uji edhe për zhvillimin dhe rritjen normale, sidomos gjatë periudhës kur organizimi i tyre zhvillohet dhe rritet shpejtë. Duke ditur që fëmijët kanë një metabolizëm më të shpejtë, ato duhet të konsumojnë sasi më të mëdha uji, ndërsa ulja e sasive të ujit mund të rezultojë me dobësimin e funksionimit të metabolizmit, por edhe me një nivel më të ulët zhvillimi.

Në mbështetje të të sipërpërmendurës, inkurajimi i fëmijës për të konsumuar sasi të mjaftueshme uji është me rëndësi kruciale për të penguar dehidrimin e tij. Megjithëse ekzistojnë shumë lëngje të tjera që mund të konsumohen, siç janë lëngjet me gaz dhe lëngjet e frutave, ato nuk mund të krahasohen me dobitë që kanë fëmijët me konsumimin e ujit. Gjithashtu, për fëmijët e moshave më të reja rekomandohet që me vete të mbajnë shishe me ujë sepse në këtë mënyrë ato do të kujtohen më shpesh për të konsumuar më shumë ujë. Pikërisht për këtë kategori, Gorska filloi të prodhojë ujin Gorska Junior, ujë i cili gjatë prodhimit kontrollohet rreptësishtë nga aspekti i cilësisë dhe filtrimit të dyfishtë, ndërsa përmban të gjitha elementet e nevojshme për zhvillimin normal të fëmijës.