Përparësitë e konsumimit të ujit të gazuar mineral

Cila është gjëja e parë që ju kujtohet kur do të përmendet uji i gazuar mineral? Flluskat e ujit dhe shija që të freskon! Por, a e dini se konsumimi i ujit të gazuar mineral ka një sërë përparësish? Uji i gazuar mineral jo betim që kujdeset për hidratimin e organizmit tuaj, ai siguron edhe përfitime të tjera për shëndetin tuaj, si rezultat të përbërjes së balancuar minerale. Pikërisht për këtë arsye mbushni një gotë ujë të gazuar mineral Gorska, hidhni brenda gotës një copë limoni dhe bëni qejf duke bërë një veprim që do të përmirësojë shëndetin tuaj!

Njohja me elementet kryesore: Hidratimi
Ka shumë njerëz të cilëve shija e ujit të zakonshëm ose ujit pa gaz nuk u pëlqen shumë dhe për këtë arsye ato gjatë ditës nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme uji. Megjithatë, nuk duhet harruar se hidratimi i organizmit është çelësi i shëndetit të mirë, ndërsa uji është pija e përkryer për të siguruar një hidratim të përgjithshëm sepse nuk përmban kalori dhe sheqere. Hidratimi i drejtë nxit shëndetin e mirë duke freskuar organizmin dhe duke ruajtur lagështin e duhur të buzëve tuaja, hundës dhe syve, duke mundësuar funksionimin optimal të muskujve dhe nyjave, duke mbajtur lëkurën të shëndetshme, duke pastruar trupin nga toksinat dhe duke përmirësuar sistemin kardiovaskular. Nëse nuk jeni në gjendje të pranoni që duhet të pini sasi të mjaftueshme uji, në një rast të tillë uji i gazuar mineral ndoshta do të kënaq guson tuaj dhe do t’ju ndihmojë të hidratoni më mirë organizmin tuaj gjatë ditës.

Burim i pasur kalciumi
Uji i gazuar mineral mban këtë emër për një arsye shumë të fortë. Ai është i pasur me minerale, përfshirë edhe kalciumin. Ky mineral njihet për ndikimin e tij në forcimin e kockave dhe përmirësimin e funksioneve të muskujve (përfshirë edhe funksionimin e muskujve të zemrës), sinjalizimin e qelizave, transmisionin e nervave dhe sekrecionin hormonal. Kombinimi i dietës së balancuar me ujin e gazuar mineral, që përmban minerale dhe kripëra minerale, garanton funksionimin e drejtë të organizmit tuaj dhe shëndetin psikik dhe fizik.

Më shumë magnez me dietën tuaj
Magnez luan një rolë shumë të rëndësishëm për shumë funksione biologjike, siç janë sinteza e proteinave, funksionimi i muskujve dhe nervave dhe rregullimi i sheqerit të gjakut dhe tensionit të gjakut. Magnezi gjithashtu nevojitet për të fituar drejtë energjinë e trupit. Sipas një studimi të publikuar nga „The American Journal of Clinical Nutrition“, një numër i madh njerëzish nuk marrin sasinë e duhur të magnezit me dietat e tyre ditore. Ky studim theksoi se uji mineral siguron një sasi të madhe magnezi, në një formë natyrale dhe pa kalori.