
Për një ekuilibër të drejtë hidratimi të ujit gjatë natës dhe ditës, kudo që të jeni, uji i pagazuar Gorska është zgjedhja e vërtetë. Ekuilibri natyror ideal i mineraleve, kripërave, oligoelementeve dhe përqindja e ulët e natriumit ju mundësojnë konsumim të përditshëm të ujit Gorska në sasi të pakufizuara.
Për në punë, në shtëpi ose për rekreacion, në paketime të vogla ose familjare, me kapakë të zakonshëm ose sportiv, uji i pagazuar Gorska është dizajnuar për shitje me pakicë dhe mbushet në këto ambalazhet PET: Ujë i pagazuar Gorska 0.33l, Ujë i pagazuar Gorska 0.5l, Ujë i pagazuar Gorska sport 0.5l (me kapakë sportiv), Ujë i pagazuar Gorska 1l, Ujë i pagazuar Gorska 1.5l
Uji Gorska – Ujë mineral natyral me përmbajtje të ulët minerale i përshtatshëm për përgatitjen e ushqimit të foshnjave, që plotëson nevojat e veçanta të më të vegjëlve. Përveç qumështit në nënës, uji është i nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e drejtë të foshnjave. Ujë me balancë të shkëlqyer për përgatitjen e qumështit të adaptuar dhe ushqimit të foshnjave. I përsosur për të shuar etjen e foshnjave.
Gorska + FITNES është ujë funksional i pasur me L-karnitin. L-karnitin është një nutricient natyral që luan rol thelbësor në metabolizmin energjetik të trupit. Funksioni kryesor L-karnitin është të shndërrojë yndyrat në energji ose të furnizojë me energji organet, siç janë zemra, muskujt, mëlçia dhe qelizat imunologjike.
Produkti mund të gjendet në ambalazh PET prej 0.5l.
Për të më të vegjlit tuaj dhe për aktivitetet e tyre të përditshme, Gorska prodhon Gorska Junior. Me dizajnin e tij, ky paketim është veçanërisht përkatës për fëmijë, nëna dhe foshnja. Shprehi e shëndoshë që nga mosha më e vogël për të dashurit tuaj.
Uji i gazuar Gorska ka një lidhje të jashtëzakonshme të flluskave me përbërjen e ekuilibruar për një freskim të jashtëzakonshëm. Kombinimi i mineraleve dhe kripërave minerale garantojnë mirëqenien e funksioneve tuaja vitale, si dhe të shëndetit tuaj psiqik e fizik.
Për raste të ndryshme, në paketime të ndryshme, ujin e gazuar Gorska mund ta gjeni në këto ambalazhe PET: Ujë i gazuar Gorska 0.33l, Ujë i gazuar Gorska 0.5l, Ujë i gazuar Gorska 1l, Ujë i gazuar Gorska 1.5l
Kombinimi i ujit natyral më cilësor Gorska dhe shijes së limonit do të përmbushin eksperiencën tuaj freskuese. Gorska limon me shijen e tij unike ju ofron hidratim frutor dhe revitalizim të trupit dhe të mendjes suaj. Gorska limon është një pije e mrekullueshme për çdo stinë dhe për çdo rast.
Paketim: Gorska limon 0.5l, Gorska limon 1.5l
Gorska ka një zgjidhje të shkëlqyeshme për familjen tuaj dhe për të gjithë ata që kujdesen të pijnë përreth 2 litra ujë në ditë aq sa është doza e rekomanduar nga ana e ekspertëve. Uji më cilësor i pagazuar Gorska mund të gjendet edhe në paketimin familjar ideal prej 6 litrash. Ky paketim është praktik dhe i lehtë për përdorim.
Gorska ju ofron ambalazhe të cilat janë zgjidhje ideale dhe ekonomike për aparatet për ujë. Gorska është lider në mbushjen dhe shpërndarjen e ujit në paketim me ambalazh të pakthyeshëm nga 10 litra.
Paketim: Ujë i pagazuar Gorska 6l, Ujë i pagazuar Gorska 10l
Gorska ka një linje speciale të prodhimeve me ambalazh qelqi, të destinuar për hotele, restorante dhe kafe - lokale (HoReKa). Uji i pagazuar dhe i gazuar Gorska e ruan karakteristikën e tij më të rëndësishme dhe ajo është cilësia e ujit edhe në këtë ambalazh modern. Me një pamje të rafinuar dhe një përbërjen kimike të një niveli të lartë, uji Gorska në ambalazh qelqi jep një vlerë shtesë në fushën e hotelierisë dhe gastronomisë.
Paketim: Ujë i pagazuar Gorska 0.25l, Ujë i pagazuar Gorska 0.75l, Ujë i gazuar Gorska 0.25l, Ujë i gazuar Gorska 0.75l
Lëngjet e frutave Gora ofrojnë jë freskim të jashtëzakonshëm frutash që përmban vitamina, vlerë ushqyese dhe lëngje që janë të nevojshme për mirëmbajtjen e hidratimit tuaj. Këto lëngje frutash, përveç asaj që zvogëlojnë etjen, kanë edhe një shije të shkëlqyer sepse prodhohen me ujin natyral burimi Gorska.
Lëngjet e pagazuara të frutave Gora mbushen në ambalazh PET, në paketim familjar dhe paketim ideal për konsumatorët më të vegjël në pesë shije të parezistueshme.
Paketim: Portokall 0.5l, Portokall 1l, Portokall 1.5l, Pjeshkë 0.5l, Pjeshkë 1l, Pjeshkë 1.5l, Mollë jeshile 0.5l, Mollë jeshile 1.5l, Multivitamin 0.5l, Multivitamin 1.5l, Multired 0.5l, Multired 1.5l, ACE 1.5l.
Një pjesë e pazëvendësueshme nga vargu i produkteve të brendit Gora janë edhe çajet e ftohta freskuese. Këto pije joalkolike bëhen me ekstrakteve bimore pa konservues dhe me ujin më cilësor Gorska.
Çajet e ftohta Gora mund t'i gjeni në dy shije: limon,bukuroshe dhe boronicë/fruta të egra në paketim të vogël nga 0.5l dhe paketim ekonomik nga 1.5l
Paketim: Çaji i ftohtë Gora pjeshkë 0.5l, Çaji i ftohtë Gora pjeshkë 0.5l (kapak sportiv), Çaji i ftohtë Gora pjeshkë 1.5l, Çaji i ftohtë Gora limon 0.5l, Çaji i ftohtë Gora limon 0.5l (kapak sportiv), Çaji i ftohtë Gora limon 1.5l
Përveç lëngjeve të pagazuara, kompania Koding prodhon edhe pije të gazuara, të njohura nën emrin Gora Kola dhe Gora Oranzh. Pijet e gazuara joalkolike freskuese Gora janë prodhuar nga uji më i mirë Gorska dhe ekstraktet bimore (kola) dhe baza e frutash (portokall), të cilat janë një freskim ideal në çdo moment.
Këto pije të gazuara janë në dispozicion në këto ambalazhe PET: Gora kola 1.5l, Gora oranzh 1.5l.
Gorska + SPORT është ujë funksional që përmban izotonik me shije limoni dhe grejpfrut. Izotonik është një pije sportive që ndihmon sportistët të ndërrojnë ujin, elektrolitet dhe energjinë, para dhe pas trajnimeve intensive. Konsumimi i Gorska + Sport, para, gjatë dhe pas aktiviteteve fizike siguron një hidratim të drejtë dhe është një burim energjie i shkëlqyer.
Produkti mund të gjendet në ambalazh PET prej 0.5l.
Gorska meçka është një pije energjetike që shumë shpejt do të kthejë energjinë tuaj, do të përmirësojë humorin tuaj dhe do të kthejë përsëri buzëqeshjen në fytyrën tuaj. Fuqia e pijes energjetike Gorska meçka vjen nga përqindja e lartë e kofeinës, taurinës dhe vitaminës nga grupi B.
Njihuni me birrën Starogradsko dhe lejoni që kjo birrë t’ju mahnit me shijen e veçantë, ngjyrën unike të drithërave të pjekura dhe shkumën e fortë dhe të dendur. E përgatitur me një recetë tradicionale gjermane, vetëm me humulus lupulus, majë, ëmbëltues elbi dhe Ujë Gorska, çdo gllënjkë e birrës Starogradsko ofron momente të paharrueshme dhe ndjenjë freskie. Me ndihmën e birrarisë-butikut tonë më moderne nga aspekti teknologjik, ne përgatitëm birrën e parë dhe të vetme të papasterizuar dhe më cilësore në tregun e Maqedonisë, plotë me përbërës ushqyes.
Birra Starogradsko, momente kënaqësie.
Paketim: 0,33l.
Starogradsko e kuqe është birra e parë e kuqe në tregun e Maqedonisë, e përgatitur me ëmbëltuesin special të elbit - BEST Red X malt, që përdoret posaçërisht për prodhimin e birrës së kuqe, sumbullare dhe majë, përbërës këto të kombinuar me Ujin mineral natyral Gorska. Ëmbëltuesi special i elbit i jep birrës një ngjyrë të kuqe të veçantë. Ndërkaq, shija është pasuruar me aromën e veçantë të karameles. Birra Starogradsko e kuqe është një birrë e cilësisë së lartë, birrë Premium që përmban 5,6% alkool dhe mund të gjendet në paketim qelqi prej 0,33 l, ambalazh ky që nuk duhet kthyer.
Starogradsko e zezë është birra e vetme e papasterizuar dhe me filtrim të ftohtë në Maqedoni. Adhuruesit e vërtetë të birrës do të dallojnë menjëherë shijen autentike dhe të pasur, aromën dhe cilësinë Premium të Starogradsko e zezë. Këtë birrë e bën karakteristike shkuma e dendur, që mbetet deri në pirjen e pikës së saj të fundit. Ngjyra e mbyllur specifike dhe shija intensive me aromë kafeje dhe çokollate, që karakterizojnë birrën Starogradsko e zezë, janë rezultat të prodhimit të saj me një lloj të veçantë ëmbëltues elbi që piqet dy herë. Këtë birrë e bëjnë të veçantë përbërësit me cilësi të lartë dhe procesi specifik i prodhimit të birrës së papasterizuar. Birra Starogradsko e zezë prodhohet sipas një recete gjermane dhe vetëm me përbërës natyror.
Bira përmban 6,5% alkool dhe ofrohet në shishe qelqi prej 0,33l.
Zelen car, birra e parë jeshile në Maqedonia!
Birrë bjonde Premium e prodhuar sipas një recete tradicionale gjermane.
Përmban 100% ëmbëltues elbi gjerman, pa suplemente të tjera drithërash.
Zelen car është birrë e papasterizuar, e prodhuar me filtrim të ftohtë, birrë freskuese që ka ruajtur shijen
origjinale.
E pasuruar me proteina të ekstraktit të farës së konopit.
Përmbajtja e alkoolit 4,5%. Birra ofrohet në shishe qelqi 0,33l, me ambalazh të pakthyeshëm.
Me rëndësi: Nuk përmban THC.