#МоментотКога – Garë Instagrami e organizuar nga Gorska

Ndani momentet e kënaqësisë !
 

Uji Gorska shpall fillimin e garës me fotografi, e quajtur #МоментотКога (MomentiKur) garë kjo që do të zhvillohet në rrjetet sociale dhe do të ketë për qëllim shkëmbimin e videove dhe fotografive – Instagram. Ky projekt interesant do të bëj lidhjen e bashkësisë Instagram në Maqedoni me ndihmën e artit të fotografisë, shprehjes kreative, mënyrës urbane të të jetuarit dhe brendit Gorska, i cili në fakt është një mbështetës i rregullt i manifestimeve të ndryshme në fushën e artit, kulturës dhe sportit.

Gjatë periudhës 17 nëntor – 21 dhjetor instagramistët e Maqedonisë, me ndihmën e fotografive të tyre do të kenë mundësinë të ndajnë #МоментотКога (MomentiKur) gëzohen, kënaqen ose janë mahnitur me momentin që ia vlen të jetësohet me ndihmën e fotografisë.

Në këtë mënyrë kjo garë nuk do të fokusohet në një temë të caktuar, por e njëjta jep mundësi për të bërë fotografi me tematikë të ndryshme dhe për të fotografuar subjekte dhe lokacione të ndryshme, që mund të shërbejnë si një inspirim për fituar një fotografi të mirë Instagrami.

Kushti kryesor që duhet plotësuar për të marrë pjesë në këtë garë detyron përdoruesin të publikojë fotografinë e tij në Instagram, hashtag #МоментотКога (MomentiKur) dhe t’i bëj tag profilit të @gorskavodamk. Fotografitë që do të bëhen pjesë e garës do të merren me automatizëm dhe publikohen në aplikacionin e fan faqes së Gorska Voda, ku do të zhvillohet votimi dhe do të bëhet zgjedhja e fotografive më të mira.

Kjo garë do të vazhdojë për 5 javë. Gjatë katër fazave të para procesi i paraqitjes do të zhvillohet nga ana e vetë pjesëmarrësve. Në kuadër të fazës së pestë dhe të fundit nuk do të publikohen fotografi të reja dhe nga ana e jurisë përkatëse do të bëhet zgjedhja e 20 fotografive më të mira, të cilat do të kalojnë në votimin final.

Autorët e tre fotografive më të mirë çdo javë do të fitojnë dhurata për suksesin e arritur. Autori i fotografisë më të mirë do të fitojë një tablet-kompjuter, autori që do të fitojë vendin e dytë do të fitojë një mini-frigorifer, ndërsa autori i fotografisë së tretë më të mirë do të fitojë një dispanzer uji.

Publikimi fotografive tashmë ka filluar! Postoni fotografinë tuaj në Instagram me hashtag #МоментотКога (MomentiKur),  bëjini tag profilit të @gorskavodamk dhe garoni për dhuratat me vlerë!