Metabolizëm më i shpejtë për linjë të bukur

Mënyra e shëndetshme e të jetuarit, konsumimi i ushqimeve të shëndetshme dhe aktivitetet fizike janë masat e përgjithshme që duhen zhvilluar për ta përmirësuar formën, për të fituar një linjë të bukur trupore dhe të ndiheni më mirë, nga aspekti fizik dhe psikik. Këto masa ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit, që në fakt është sekreti kryesor i linjës së bukur të trupit. Megjithatë, linja e bukur nuk mund të fitohet me dietat e shpejta dhe me uri, masa këto që japin rezultate momentale dhe të përkohshme. Me përdorimin e dietave dhe me anashkalimin e ushqimeve, pas një periudhe të caktuar, kilogramët do të kthehen dyfish, organizmi do të dobësohet, ndërsa ju nuk do të ndiheni mirë, do të keni imunitet të dobët dhe do të sëmureni lehtë.     

Dietat që kërkojnë të mos konsumoni ushqime ose të konsumoni shumë pak mund ta përkeqësojnë funksionimin e organizmit sepse ai është një lloj “vatre” që kërkon vazhdimisht “derivat”, që të funksionojë drejtë dhe të djeg kaloritë. Sekreti qëndron në ushqimin e vazhdueshëm dhe të shëndetshëm, ndërsa në vazhdim janë dhënë disa produkte që ndihmojnë përshpejtimin e metabolizmit dhe rezultojnë me humbjen e kilogramëve të tepërt ose në ruajtjen e linjës së bukur të trupit.   

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër mundëson përfitime të shumta për organizimin e njeriut. Ai parandalon sëmundjet e zemrës, forcon imunitetin dhe luan një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e metabolizmit dhe në djegien më të lehtë të kalorive të konsumuara. Me një sërë studimesh është vërtetuar se konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër mund të rris për 17% djegien e kalorive.

Kafeja

Të gjithë e dimë se kafeja është një digjestiv dhe përshpejton metabolizmin. Megjithatë, veprimi i kafesë lidhur me djegien e kalorive është afatshkurtër dhe për këtë arsye është mirë të mos teproni me konsumimin e saj. 

Uji

Pirja e ujit është mjaft e rëndësishme për të ruajtur kondicionin e metabolizmit. Qoftë edhe dehidratimi më i lehtë mund të ngadalësojë metabolizmin dhe të anulojë djegien e kalorive. Për këtë arsye, për funksionimin e drejtë të organizmit, rekomandohet të pini të paktën dy litra ujë në ditë. Si rezultat të nevojës për konsumimin e ujit në sasi të mëdha, ju duhet të keni kujdes edhe për cilësinë e ujit. Ai duhet të jetë i pastër, të jetë siguruar nga burimet dhe të mos përmbajë materie të dëmshme që mund ta çrregullojnë funksionimin e organeve. Për këtë arsye, uji që fitohet direkt nga burimi, që është siguruar në një ambient të paprekur nga dora e njeriut, që në vetvete përmban minerale të pandryshuara, është ideal për shëndetin dhe linjën tuaj. Një ujë i tillë është pikërisht uji juaj i preferuar-Gorska.      

Gjithashtu, ju duhet të keni kujdes që uji Gorska para konsumimit të ftohet mirë sepse me konsumimin e ujit të ftohtë organizmi detyrohet të përdor më shumë energji për ta ngrohur dhe në këtë mënyrë përshpejton metabolizmin, duke djegur më shumë kalori.  

Hani më pak, por më shpesh

Metabolizmi është një “vatër” që ka një nevojë të vazhdueshme për “derivat“. Për këtë arsye rekomandohet konsumimi i më shumë ushqimeve brenda ditës. Në këtë mënyrë nuk do të lejoni që metabolizmi të “shuhet” sepse për aktivizimin e tij të sërishëm do të nevojitet shumë mund. Nëse deri më tani keni praktikuar të konsumoni shumë ushqime dy herë në ditë, organizmi juaj si rezultat të urisë, ka harxhuar të gjitha rezervat dhe nuk ka funksionuar siç duhet. Përpiquni të konsumoni ushqime në çdo tre orë, duke i mundësuar organizmit tuaj të harxhojë energjinë në kontinuitet dhe të bëj djegien e kalorive me tretjen e ushqimit.

Ushtrimet

Për një funksionim të drejtë të metabolizmit ushtrimet e përditshme janë me shumë rëndësi. Nuk është e thënë që ushtrimet të jenë të rënda ose të zgjasin me orë, por aktivizimi fizik është gjithmonë i mirëseardhur për organizimin dhe për funksionimin e drejtë të metabolizmit. Në fakt kjo është metoda më efikase për përshpejtimin e metabolizmit dhe për djegien e kalorive. Për të fituar një efekt plotësues gjatë ushtrimeve, ju mund të pini ujin Gorska sport, ujë ky që përmban L-karnitinë. Ky përbërës, krahas efekteve të tjera pozitive për organizmin e njeriut, mundëson më shumë forcë dhe rezistencë, lehtëson dobësinë fizike dhe mendore dhe ndihmon në formimin e masës muskulore. Gjithashtu, në rastet kur organizmi nuk ka sasi të mjaftueshme L-karnitinë, si rezultat të dietave, vështirësohet kujdesi për funksionet e metabolizmit. Pa L-karnitinin nuk është e mundur të fitohet energji me ndihmën e djegies së yndyrave dhe për këtë arsye energjia e funksioneve të trupit fitohet nga djegia e proteinave dhe karbohidrateve.

Ushqimi me yndyra

Nëse pëlqeni kuzhinën meksikane ose ushqimin që përmban piperka djegëse ose produkte të ngjashme, në një rast të tillë ky fakt do t'ju gëzojë. Konsumimi i përkohshëm i erëzave djegëse mund të përshpejtojë organizmin dhe të ndihmojë në djegien e kalorive.

Nëse ju keni për qëllim të dobësoheni ose të kujdeseni për linjën e trupit, nuk duhet të teproni me regjimet e rrepta të ushqimit, të ndaloni ushqimet ose të bëni shumë ushtrime. Qëllimin tuaj ju mund ta arrini në një mënyrë më të lehtë, procesi ndoshta do të zgjas më shumë, por i njëjti është më i shëndetshëm, ndërsa efektet e tij janë afatgjate. Nëse këshillat e sipërpërmendura do të bëhen pjesë e rutinës suaj të përditshme, në një rast të tillë ju nuk do të keni më probleme me mbipeshën dhe me shëndetin.