Me më shumë ujë kundër alergjive sezonale

Lulet tek shumica e njerëzve shkaktojnë lot, por këto lot nuk janë gjithmonë romantike. Përveç përqendrimit më të madh të polenit dhe pluhurit, alergjinë e sezonit mund ta theksojnë edhe disa faktorë të tjerë për të cilat ne zakonisht nuk jemi të vetëdijshëm. 

Lotimi i syve, hunda e zënë, teshtimat e njëpasnjëshme etj. janë disa nga simptomat që shqetësojnë shumë një pjesë të madhe të popullatës gjatë kohës së alergjive sezonale të polenit dhe pluhurit. Njerëzit që kanë alergji ndaj polenit dhe pluhurit këto simptoma mund t’i qetësojnë nëse do të ndryshojnë disa nga shprehitë që intensifikojnë reagimet alergjike.

Dushi i pasdites

Nëse keni shprehi të bëni dush në mëngjes në vend të dushit të mbrëmjes, ju ndoshta duhet ta ndryshoni këtë shprehi. Grimcat e polenit dhe pluhurit që lëvizin në ajër dhe gjatë gjithë ditës ngjiten në veshjet tuaja, flokët dhe lëkurën, më së miri mund t’i mënjanoni me një dush të gjatë dhe relaksues, para se të vijnë në kontakt me çdo ambient të shtëpisë suaj.

Anashkaloni larje në pishina të mbyllura

Klori i pishinave irriton sytë dhe rrugët e frymëmarrjes, sidomos në pishinat e mbyllura ku ka mungesë oksigjeni. Analizat përkatëse tregojnë se adoleshentët që kalojnë mbi 100 orë në pishina të mbyllura, me ujë me një sasi të madhe klori, rrezikohen deri në 7 herë më shumë për të fituar ethe nga poleni, krahasuar me adoleshentët që frekuentojnë pishinat me ujë pa klor.

Më shumë gjumë, më pak stres

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë e sezonit kanë probleme më të theksuara nga simptomat në rastet e ballafaqimit me situata stresi. Arsyeja për një gjë të tillë është sekretimi më intensiv i antitrupave dhe proteinave përgjegjëse për reaksionet alergjike. Nëse jeni shpesh nën ndikimin e stresit, pasojat e një alergjie mund t’i qetësoni vetëm me gjumë të mjaftueshëm. Mungesa e gjumit mund të theksojë stresin dhe bashkë me të edhe reagimin alergjik.

Konsumoni më shumë ujë Gorska

A e respektoni rekomandimin që kërkon të konsumoni 8 gota ujë në ditë? Megjithëse sasia e rekomanduar mund të ndryshoj varësisht aktiviteteve fizike gjatë ditës dhe mund të jetë më e madhe ose më e vogël, mos e harroni rekomandimin në rast se vuani nga alergjitë. Mjekët vlerësojnë se astma dhe alergjitë e sezonit mund të stabilizohen dhe korrigjohen me konsumimin e sasive të mjaftueshme të ujit. Uji ndikon që prodhimi i histaminës të ridrejtohet sepse ajo luan rolin kryesor në rregullimin e ujit dhe për proceset e trupit që kanë të bëjnë me kontrollimin e hidratimit të organizmit. Njerëzit që vuajnë nga astma ose reagimet alergjike të polenit duhet të kujdesen që çdo ditë të konsumojnë sasitë e nevojshme të ujit dhe të kontrollojnë sasitë e kripës, si dhe të ulin konsumimin e kafesë dhe alkoolit.

Mos prisni t’ju kap teshtima për t’ju thënë me shëndet, por thoni ju “Gëzuar” me ujin më cilësor me oligominerale, ujin Gorska! :)