Mbushja

Procesi i prodhimit të ujit GORSKA ndahet në dy pjesë:

  • Pjesa e parë është trajtimi i ujit, ku ai filtrohet nëpër „polish filters“ pa asnjë trajtim kimik, ku ruan përmbajtjen e tij kimike të natyrshme;
  • Pjesa e dytë e procesit të prodhimit të ujit të paketuar është mbushja dhe paketimi në një ambalazh përkatës.

Procesi i gjithanshëm i mbushjes së ujit GORSKA bëhet sipas teknologjisë „Ultra clean“ për prodhimin e ujit të paketuar, e cila përmbush standardet botërore për një produkt higjienik, të shëndoshë, të sigurt dhe cilësor.

Për të kënaqur plotësisht çdo shije, uji mbushet në ambalazh PET dhe në shishe qelqi. Uji shitet me gaz, pa gaz dhe me gaz me shije limoni dhe i mbulon të gjitha segmentet e tregut: ambalazh familjar PET prej 6l, 1.5l, 1l, 0.5l dhe 0.33l për shitjen me pakicë dhe ambalazh qelqi prej 1l dhe 0.25l për tregun HOREKA. Për fëmijët Gorska prodhon ujin GORSKA JUNIOR, ujë ky cilësia e të cilit kontrollohet rreptësishtë dhe filtrohet dy herë. GORSKA është lider në mbushjen dhe distribucionin e ujit të paketuar në ambalazh prej 19 litra dhe në ambalazh prej 10 litra, ambalazh ky që nuk duhet kthyer.

Kompania KODING GORSKA në paletën e produkteve të saj ka përfshirë edhe lëngjet pa gaz GORA në paketim PET prej 1.5l, 1l dhe 0.5l, me shije portokalli, pjeshke, molle jeshile, multired dhe multivitamin, si dhe lëngjet pa gaz Gora me pulpë, me shije limoni, portokalli, mandarine dhe mango dhe portokalli, në ambalazh PET prej 1.5l dhe 0.5l. Pjesë e paletës së produkteve Gora, përveç lëngjeve pa gaz, janë edhe lëngjet Gora me gaz ose lëngjet kola, oranzh dhe gazoza. Paleta e produkteve gjithashtu është pasuruar edhe me çajet e ftohta GORA në ambalazh PET, në paketime prej 1.5l, 1l dhe 0.5l, me shije limoni, pjeshke dhe boronicë e kuqe. Në segmentin e pijeve energjetike gjendet pija energjetike GORSKA MEÇKA, në ambalazh PET prej 0.33l. Për përdoruesit që e dinë më të mirën për shëndetin e tyre Gorska ofron edhe ujin me L-kreatinin, si dhe Gorska Izotonik, në ambalazh PET prej 0,5l, me kapaçkë sportive.

Gorska ka qendrat e saj moderne të distribucionit në Shkup, Kumanovë dhe Ohër dhe qendrat e subdistribucionit në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë, Manastir, Prilep, Veles, Strumicë, Negotinë, Shtip, Vinicë, Dellçevë dhe Krushevë. Gorska gjithashtu ka edhe ekipin më të madh të shitjes.

Si rrjedhojë e gjithë kësaj, GORSKA është zgjedhja e vetme dhe e drejtë për tu freskuar në çdo moment.