
Për femrat rekomandojmë maskë natyrale për fytyrën, e përgatitur me mjaltë e limon, e cila është e mirë për të gjitha llojet e lëkurës. Produktet e nevojshme: 1 enë e vogël, 2 lugë mjaltë dhe 1 lugë lëng i freskët limoni.
Hapi 1: Merrni një enë të vogël me dy lugë mjaltë.
Hapi 2: Hidhni në enë një lugë lëng limoni.
Hapi 3: Përzini masën, vendoseni atë në lëkurën e pastër dhe të lagësht dhe lëreni të qëndrojë 20 minuta.
Hapi 4: Mos e pastroni lëkurën me ujë. Maska mund të pastrohet me pambuk të pastër të lagur.