MANUAL: Si të kaloni më lehtë ditët me temperatura të larta?

Vera tashmë ka arritur kulmin, ndërsa temperaturat tropikale filluan të ndikojnë në përditshmërinë tonë. Sado që ta duam verën, vapa në raste të caktuara është e padurueshme dhe na lodh shumë. Për këtë arsye ne përgatitëm disa receta dhe këshilla të dobishme që do t’ju ndihmojnë të ballafaqoheni më mirë me temperaturat e larta. Uji me fruta është një balancë e shkëlqyer dhe për këtë arsye pini ujë dhe konsumoni fruta. Njëkohësisht, pijet që Ju rekomandojmë kanë një pamje mjaft të bukur.

1. Luleshtrydhe, limetë dhe tranguj në gjysmë litër ujë Gorska

Merrni një gotë me luleshtrydhe, një tjetër me tranguj të prerë, dy limeta të prera dhe një çerek gotë gjethe të freskëta mesteje dhe hidhni të gjitha në gjysmë litër ujë Gorska. Hidhni pak akull, lëreni ujin të ftohet dhe shijoni të njëjtin!

2. Shalqi dhe mente në 1,5 litër ujë Gorska

Hidhni brenda ujit copa shalqiri dhe gjethe mesteje dhe lëreni ujin të qëndrojë 2-8 orë. Sasinë e frutave do ta caktoni vetë sipas dëshirës dhe shijes suaj.

3. Fruta citrike dhe tranguj në 3 litra ujë Gorska

Në tre litra ujë hidhni dy portokaj të prerë, një limon të prerë, gjysmë trangull të prerë dhe një dorë mente e freskët. Lëreni ujin të qëndrojë për një kohë të shkurtër dhe pastaj mund ta konsumoni.