Koding Gorska me mbështetje në Qendrën sportive „Boris Trajkovski

E gjithë bota ballafaqohet me sfida të mëdha të shkaktuara me pandeminë. Në një kohë të tillë me rëndësi është të tregojmë solidaritetin tonë.

Kompania Koding Gorska u doli në ndihmë institucioneve vendase, gjatë përpjekjeve për t’u ballafaquar me gjendjen e shkaktuar me virusin COVID-19. Kompania me shumë kënaqësi dhuroi 50.000 litra ujë të paletës Gorska dhe Gorska plus, në Arenën Qendra sportive “Boris Trajkovski”, ku ditëve të fundit filloi vaksinimi masiv i popullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Koding Gorska dha edhe një donacion për nevojat e Klinikës Universitare të Sëmundjeve Infektive, Institutit të Sëmundjeve të Mushkërive të fëmijëve në Kozle, Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit 8-Shtatori dhe klinikave interne në Shkup.

“Në gjendje të tilla krize nevojitet dhe është e mirëseardhur çdo mbështetje”, theksuan në kompaninë Koding Gorska.