- Македонски
- English
- Shqip

Kompania “Koding Gorska” ka filluar të përdor energjinë e gjelbër dhe në këtë mënyrë u bë fabrika e parë e prodhimit të ujit dhe pijeve në rajon me prodhim ekologjik.
Përdorimi i energjisë së gjelbër u implementua në shtator të vitit 2020.
Mënyra stabile e të jetuarit është vetëm një hap përpara drejt vetëdijesimit më të mirë ekologjik dhe është një faktor me rëndësi për mundësimin e baraspeshës midis njeriut dhe natyrës, sqarojnë përgjegjësit e kompanisë.
Me shfrytëzimin e diellit si një burim i energjisë së ripërtëritshme, në nivel vjetor mund të kursehen rreth 35-40% të mjeteve që shpenzohen për energji elektrike. Me ndihmën e sistemit fotovoltaik të prodhimit të energjisë elektrike, me një fuqi të instaluar prej 614 kW, pengohen emisionet e СО2 dhe ulet niveli i emetimit të gazeve të dëmshme.
Në këtë mënyrë ne kontribuojmë për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe përmirësimin e jetesës.
Ne mbrojmë natyrën dhe kujdesemi për ambientin, duke menduar për të ardhmen!, theksojnë përgjegjësit e „Koding Gorska“.