Këshilla për humbjen e kilogramëve në prag të verës

Punën e parë që duhet ta bëni për të hequr kilogramët e tepërt është të hani më pak ose të zvogëloni sasinë e kalorive që i merrni gjatë ditës. Vetëkontrolli, i kombinuar bashkë me ushtrimet, do t’ju mundësojë rezultate shumë të mira.

Hani më shumë zarzavate

Marifeti qëndron në faktin që ushqimet e zakonshme t’i zëvendësoni me zarzavatet (për shembull, në vend që të konsumoni bukën, njërin vakt mund ta kaloni vetëm me sallatë). Njëkohësisht zarzavatet mund t’i konsumoni bashkë me salcat, në vend që të hani çips.

Përdorni pjata më të vogla

Për të ulur sasinë e kalorive, Ju mund të përdorni edhe një marifet psikologjik. Njerëzit janë mësuar të konsumojnë gjithçka që kanë në pjatë dhe për këtë arsye është mirë që ushqimin ta shërbeni në pjata më të vogla. Mos harroni të hani vetëm ushqimin e pjatës – mos e rimbushni pjatën.

Mos anashkaloni vaktet

Gjëja më e keqe e anashkalimit të vakteve është uria më e madhe që e ndjeni më vonë, që do të thotë se me vaktin e radhës Ju do të konsumoni më shumë ushqim sesa nevojat reale të organizimit. Megjithëse krijohet përshtypja se duhet të ulni numrin e vakteve, në fakt Ju duhet të ulni sasinë e ushqimit që konsumoni. Hani më shpesh gjatë ditës, por ushqimi le të jetë në sasi më të vogla. Në këtë mënyrë Ju do të jeni gjithmonë të ngopur dhe nuk do të ndiheni sikur Ju ndalohet diçka konkrete. Në vend të tre vakteve me shumë ushqime, brenda ditës përpiquni të keni pesë vakte me më pak ushqime, por me produkte të shëndetshme.

Pini më shumë ujë Gorska

Uji është faktori kryesor i hidratimit dhe funksionimit të drejtë të organizmit. Uji gjithashtu do t’ju pengojë të teproni me ushqimin. Gjithashtu, konsumimi i kalorive mund të ulet me pirjen e ujit Gorska me limon, në vend të pijeve alkoolike ose pijeve joalkoolike me shumë kalori. Konsumimi i ujit do t’ju mundësojë më shumë përfitime të shëndetshme. Për këtë arsye, gjithmonë mbani me vete një shishe me ujë Gorska :)

Zgjidhni momentin kur duhet të ndaloni me ushqimin

Shumë njerëz hanë deri në momentin kur do të ndihen të stërngopur. Megjithatë, është mirë të ndaloni me ushqimin në momentin kur nuk do të ndjeni më uri, pa dallim nëse në pjatë Ju ka mbetur një pjesë e ushqimit.

Ju presim në Gorska on the move

Ushtrimet me shoqërinë janë më të lehta dhe më argëtuese, ndërsa me ushtrime të drejta Ju do të përshpejtoni në mënyrë drastike djegien e kalorive dhe do të hiqni më lehtë kilogramët e tepërt. Gorska, në bashkëpunim me ekipin profesional të Trinity, çdo të mërkurë, me fillim në orën 19, Ju mundëson ushtrime falas në ambient të hapur, me kohëzgjatje prej 1 orë. Paraqituni këtu dhe urdhëroni me argëtim dhe shoqërim të punojmë bashkë për të qenë më të shëndetshëm.