Gorska Voda, Tineks dhe Deni Internacional me një aksion humanitar për vendet e prekura me përmbytjet në Serbi

Me iniciativën e kompanisë Tineks, në bashkëpunim me Gorska Voda dhe Deni Internacional, një karvan me dhjetë kamionë me ujë, me sloganin “Tineks, Gorska Voda dhe Deni Internacional me një aksion humanitar për të ndihmuar Serbinë” iu dërgua Kryqit të Kuq në Serbi, në formën e një donacioni për banorët e vendeve të prekura me vërshimet.

Tre kompanitë, pa mundur të heshtin ndaj fatkeqësisë natyrore me të cilën ballafaqohen mijëra qytetarë të Serbisë fqinje, u organizuan dhe u zgjatën dorën fqinjëve, duke dhënë në formë donacioni 10 kamionë me ujë ose rreth 226.800 litra ujë. Më saktësisht, kompanitë Gorska Voda dhe Tineks dhanë në formë donacioni nga 5 kamionë me ujë, ndërsa transporti dhe logjistika u siguruan nga ana e kompanisë Deni Internacional.

Këto kompani, si kompani me përgjegjësi shoqërore, me veprën konkrete transmetojnë mesazhin se humanizmi nuk njeh kufijtë, përkatësinë etnike ose përkatësinë shoqërore dhe se ai është një vepër njerëzore për të ndihmuar njerëzit me nevojë.

Nga fshati Konopishtë, afër Kavadarit, ku gjendet fabrika e Gorska Voda, kamionët e ngarkuar me ujë u nisën drejt Beogradit mesditën e njëzet e një majit, ndërsa në kryeqytetin serb uji do t’i dorëzohet Kryqit të Kuq të Serbisë, i cili më vonë do ta shpërndajë atë nëpër qendrat e strehimit.

“Duke kuptuar mirë gjendjen momentale të fqinjëve tanë, nuk mundëm të mbetemi imunë dhe të mos përfshihemi në aksionin për të ndihmuar viktimat e vendeve të përmbytura, të cilët luftojnë me ditë me ujin. Në momentet e frikës nga përhapja e një epidemie me sëmundje ngjitëse pas tërheqjes së ujit dhe në kohën kur më shumë se gjithçka nevojitet uji i pijshëm, ne shpresojmë se sasia e ujit Gorska, që u dha në formë donacioni nga ana e kompanisë sonë, në një farë mënyre do të lehtësojë ballafaqimin me fatkeqësinë e madhe natyrore”, tha Kristina Arsovska, drejtore marketingu e kompanisë Gorska Voda.

Sipas brend drejtores Cvetanka Hristovska, kompania ndjek me vëmendje gjendjen në të cilën ndodhen fqinjët dhe në rast nevoje e njëjta do të intervenojë brenda mundësive të veta.

“Humanizmi nuk njeh kufijtë, përkatësinë etnike ose përkatësinë shoqërore, por është një vepër njerëzore për të ndihmuar njerëzit me nevojë. Pa mundur të heshtim ndaj fatkeqësisë natyrore që preku Serbinë, organizuam një aksion humanitar për banorët e vendeve të prekura me vërshimet. Donacioni ynë përbëhet nga 10 kamionë me ujë, 5 nga të cilat janë siguruar nga Tineks, ndërsa 5 të tjerët nga Gorska Voda. Transporti dhe logjistika e këtij aksioni u siguruan nga ana e kompanisë Deni Internacional. Njëkohësisht, falënderoj kompanitë Gorska Voda dhe Deni Internacional për përgjigjen e shpejtë dhe mbështetjen e iniciativës sonë dhe njëkohësisht shpresoj se së bashku mund të ofrojmë një ndihmë të madhe“, tha Cvetanka Hristovska, Brend Drejtorja e Tineks

Karvani i kamionëve, i quajtur “Tineks, Gorska Voda dhe Deni Internacional me një aksion humanitar për të ndihmuar Serbinë”, tashmë ka mbërritur në Kryqin e Kuq në Beograd, i cili do të shpërndajë ujin nëpër qendrat e strehimit.