Gorska Voda filloi bashkëpunimin me Shoqatën „Platforma e zhvillimit të gjelbër“

Gorska Voda, si një kompani me përgjegjësi shoqërore, vite me radhë është përfshirë në një sërë aktivitetesh humanitare. Këtë herë ofroi mbështetjen dhe filloi bashkëpunimin me Shoqatën „Platforma e zhvillimit të gjelbër“.

„Bëhet fjalë për një organizatë që është përqendruar në implementimin e konceptit të zhvillimit të gjelbër dhe para pak kohësh filloi realizimin e projektit ndërkombëtar „Ploutos“. Me këtë projekt janë paraparë një sërë aktivitetesh lidhur me procesin e donacionit të ushqimeve dhe zgjidhjen e problemit mbeturinat e ushqimeve. Me pjesëmarrjen tonë, më konkretisht me donacionin e produkteve tona në Fshatin e fëmijëve SOS ne jemi të mendimit se do të japim një kontribut për të ndihmuar atje ku ka më shumë nevojë. Secili prej nesh ka të drejtë të ketë ujë të pastër dhe prandaj nëse nuk ka mundësi ato duhen krijuar.

Ne jemi krenar që mund të themi se jemi një kompani me përgjegjësi shoqërore. Ne kujdesemi gjithmonë për ambientin dhe mendojmë për të ardhmen dhe prandaj GORSKA Voda është një nga fabrikat e para në rajon që përdor energjinë e gjelbër, më saktësisht burimet alternative dhe të ripërtëritshme të energjisë. Ne përdorim diellin si burim energjie, pa emisione CO2 dhe gaze të dëmshme“, deklaruan përfaqësuesit e kompanisë.

Veçantia e GORSKA, krahasuar me ujërat e tjera, është pikërisht përbërja e saj me nivel të ulët mineralesh, që lejon uji të konsumohet në sasi të palimituara dhe pa e ngarkuar organizmin.