- Македонски
- English
- Shqip

Nën drejtimin e instruktorëve më të mirë të klubit TRINITY, platforma e sivjetshme “Gorska në lëvizje”, filloi dhe u realizua me sukses në maj dhe qershor. Ndërkohë, si rezultat të interesimit të madh dhe pranimit të mirë të këtij aktiviteti, i njëjti do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së dimrit.
Uji Gorska dhe klubi TRINITY u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar këtë muaj, çdo të martë, me fillim në orën 19, të marrin pjesë në aktivitet e platformës, që zhvillohen në fushën sportive të Klubit të Futbollit “Rabotniçki”, në parkun qendror të Shkupit, ku mund të argëtohen, të bëjnë aktivitete rekreative dhe të rehidratohen falas .
Të gjitha informatat që kanë të bëjnë me këto aktivitete mund të ndiqen në fan faqen e Gorska voda www.facebook.com/gorskavoda dhe në klubin TRINITY.