Gorska në "Sllallomin Gjigant Humanitar dhe Amator në Mavrovë"

Kompania KODING-GORSKA sivjet paraqiti ekipin e saj për të qenë pjesë e “Sllallomit Gjigant Humanitar dhe Amator”, i cili gjatë viteve ka dhënë një kontribut të madh për ato të cilët kanë vërtetë nevojë për ndihmë plotësuese për të pasur buzëqeshje të sinqertë.

Ky eveniment u zhvillua nga data 15-17 shkurt në Mavrovë.

Sivjet me sloganin skijojmë „PËR VESHJE DHE USHQIM TË NGROHTË”, KODING-GORSKA i dha mbështetje Shoqatës civile „Svetulka”, pjesëmarrëse dhe partnere e inciativës civile “Tvit edhe njëherë ushqimit”. Të gjitha mjetet financiare të mbledhura nga ekipet pjesëmarrëse u përdorën për rregullimin dhe përmirësimin e kuzhinës, në të cilën gatuhet dhe zhvillohet logjistika dhe sigurimi i resurseve të nevojshme për ushqimet, me qëllim që të mundësohen ushqime për individët që nuk kanë mjete të blejnë ushqime përditë. Gjithashtu, u përgatitën edhe paketa dimri (çantë me veshje të ngrohta dhe vitamina) për individët që kanë nevojë të ngrohen për të mos u ngrirë gjatë ditëve të ftohta të dimrit.