Gorska në „Garën e Femrave 2014“

 Me moton „Parandaloni sëmundjet me ushtrime", më 06.04.2014 për herë të dytë do të mbahet “Gara e Femrave”, manifestim ky që është pjesë e garave promotive të Maratonës së Shkupit 2014. Gorska si mbështetës shumëvjeçar i Maratonës së Shkupit do të freskojë të pranishmit me Gorska Sport L-karnitin. Me vetë faktin që femrat kanë gjithnjë e më shumë detyra dhe gjithnjë e më pak kohë të lirë për vetveten dhe kohë për të ushtruar, rreziku i sëmundjeve është gjithnjë e më i madh. Në këtë kontekst ne kemi për qëllim të ndryshojmë këtë fakt, duke filluar me manifestimin “Gara e Femrave 2014”. Garat e këtij lloji që zhvillohen në mbarë botën kanë një qëllim – vetëdijesimin e femrës që ajo të kuptojë se asnjëherë nuk është vonë për të nisur aktivitetet fizike.