
Sivjet, me një sërë manifestimesh, do të jemi të pranishëm në Qendrën e skijimit “Mavrovë”, ku do të marrim pjesë në hapjen e sezonit veror me plot aventura, “Mavrovo Maximum Adventure”. Manifestimi i parë UJË AJËR TOKË ZJARR është garë ekipesh, që do të jetë një manifestim i lehtë sportiv për krijimin e ekipit, me karakter garues. Gara “UJË AJËR TOKË ZJARR” do të mbahet gjatë periudhës 13 - 15 qershor, në terrenet e Mavrovës dhe Liqenit të Mavrovës. Ky event do të përfshijë 10 sporte nga të cilat 6 do të jenë me karakter garues, ndërsa 4 prej tyre do të jenë revyale. Ju ftojmë të merrni pjesë në manifestimin e shkëlqyer sportiv të Gorska, që do të zhvillohet në Mavrovë, gjatë periudhës 13-15 qershor! Shfletoni agjendën e detajuar dhe na vizitoni në pikën GORSKA për freskim.