Gorska - mbështetës lojal i "Ligës së biznesit e Maqedonisë"

Gorska edhe sivjet do të jetë pjesë e Garës amatore më elite e futbollit të vogël - Liga e biznesit e Maqedonisë. Njësoj si vitin e kaluar, gjatë sezonit të ri 2019/20 Gorska do të kujdeset të freskojë dhe rivitalizojë pjesëmarrësit e këtij evenimenti sportiv, që për 10 vjet me radhë mbledh në një vend sportistët më të mirë të Sektorit të biznesit në vendin tonë.

Liga sivjet ka arritur një rekord të ri me 27 kompani pjesëmarrëse në garën amatore në të gjithë Ballkanin.

 

Vite me radhë, Gorska si një kompani me përgjegjësi shoqërore, vazhdimisht përpiqet që me projektet e veta dhe në rolin e mbështetësit të evenimenteve sportive të këtij lloji, të inkurajojë shpirtin sportiv.

Gjithçka është gati për tifo dhe për ndeshje me emocione dhe rezultate që nuk mund të parashikohen. Të gjithë pjesëmarrësve u urrojmë shumë fat!