Gorska mbështet aktivitetin “Festivali filozofik i filmit” 2018

Sivjet ne vazhdojmë me mbështetjen e manifestimeve kulturore dhe urbane, midis të cilave gjendet edhe aktiviteti “Festivali filozofik i filmit”, që do të zhvillohen në Institucionin nacional Kinoteka e Maqedonisë.

Programin Festivali i tetë filozofik i filmit, që do të zhvillohet në Shkup nga data 12 deri më 19 prill, e përbëjnë tre pjesët në vazhdim: programi revyal-film-filozofia, selektimi kompetitiv i filmave dhe filmave të shkurtër për çmimin “Bufi i artë” në Festival dhe programi shoqërues me mbrëmje xhaz, si dhe manifestime të programit edukativ të Festivalit.

Ky festival është festivali i vetëm i filmit në Maqedoni dhe në rajon, që zhvillohet në udhëkryqin e filozofisë dhe filmit dhe një nga festivalet e rralla në botë që funksionojnë në fushën e film-filozofisë. Festivali nga njëra anë bën përpjekje për të promovuar idenë e filmit si media që mund të provokojë mendimin filozofik dhe/ose të ilustrojë koncepte dhe ide filozofike, duke iu drejtua në këtë mënyrë publikut në përgjithësi, por edhe të rinjve në Maqedoni dhe duke inkurajuar edhe zhvillimin e mendimit kreativ dhe kritik.