Gorska + limon = një kombinim i përsosur

Me siguri keni dëgjuar këshillën që “thotë” se një gotë ujë me limon në mëngjes mund të bëj çudira për organizmin Tuaj. Kjo pije freskuese mundëson një numër të madh përfitimesh për organizmin Tuaj, ndërsa në vazhdim mund të lexoni disa prej tyre. Receta është shumë e thjeshtë. Në mëngjes, para ushqimit, shtrydhni një gjysmë limoni në një gotë ujë Gorska. Në vazhdim janë dhënë vetëm pak nga arsyet që e bëjnë konsumimin e ujit mineral natyral me limon një kombinim të shkëlqyer.


Forcon imunitetin
Vitamina C forcon imunitetin Tuaj dhe në këtë mënyrë mbron shëndetin Tuaj. Niveli i vitaminës C në organizmin Tuaj ulet në një masë të madhe nën ndikimin e stresit dhe për këtë arsye rekomandohet konsumimi i sasive më të mëdha të kësaj vitamine gjatë ditëve me stres.

Limoni është i pasur me kalium
Kaliumi është i shkëlqyer për funksionimin e drejtë të zemrës dhe trurit Tuaj.

Sistem digjestiv më i mirë
Uji dhe limoni jo vetëm që përmirësojnë tretjen, por njëkohësisht pastrojnë organizmin Tuaj nga toksikët.

Për një lëkurë të shëndetshme
Antioksidantët e lëngut të limonit mbrojnë lëkurën Tuaj nga shfaqja e rrudhave dhe njollave, ndërsa hidratimi i drejtë është me rëndësi kruciale për të pasur lëkurë të shëndetshme.

Për rregullimin e peshës trupore
Limoni ka pektin, i cili i ndihmon organizmit të ballafaqohet me urinë, ndërsa uji heq oreksin në mënyrë natyrale, duke i ndihmuar organizmit të bëj metabolizimin e shtresave yndyrore. Me shumë studime është vërtetuar se ulja e sasive të ujit në organizëm rezulton me rritjen e shtresave yndyrore, ndërsa me konsumimin e sasive më të mëdha të ujit këto shtresa mund të zvogëlohen.

Për më shumë energji
Kombinimi i ujit mineral natyral Gorska dhe limonit, jo vetëm që mundëson më shumë energji, njëkohësisht ndihmon edhe luftimin e depresionit dhe anksiozitetit.