Gorska dhe Liga e biznesit e Maqedonisë – gati për spektaklin sportiv

Edhe sivjet me kënaqësi vazhdojmë bashkëpunimin me Ligën e biznesit e Maqedonisë.

Të frymëzuar me suksesin e vitit të kaluar, edhe sivjet jemi pjesë e listës së mbështetësve kryesor të këtij evenimenti sportiv.

Inkurajimi i shprehive të shëndetshme, shpirtit ekipor dhe lojës fer na inspiruan të marrim pjesë dhe të vazhdojmë të kujdesemi për traditën tonë të të qenit një kompani me përgjegjësi shoqërore.

Në veçanti na gëzon fakti që në Ligën e biznesit e Maqedonisë marrin pjesë kompani me sportistë të shkëlqyer.

Pjesëmarrësit janë gati dhe të etur për fitore të reja, ndërsa ne me padurim presim fishkëllimën e parë të gjyqtarit, për të filluar seria e ndeshjeve me plotë emocione dhe rezultate që nuk mund të dihen deri në fund të ndeshjeve.