Gorska dhe Gora në “Misteri i ëmbël 2014”

Më datën 10 shkurt, në ambientet e Ex Cinema u zhvillua manifestimi i tetë Tortiada “Misteri i ëmbël 2014”, me organizimin e Organizatës humanitare “Engjëjt” – OHE, në bashkëpunim me Komunën e Gjorçe Petrovit. Të gjithë pjesëmarrësit këtë vit patën mundësinë të shijojnë kreacionet e amatorëve dhe profesionistëve. Mjetet e siguruara me shitjen e tortave do të jepen për kopshtin e fëmijëve “Rosica”. Gorska, si çdo herë tjetër, është mbështetëse lojale e çdo ngjarjeje humanitare.