Freskim falas për të gjtihë pjesëmarrësit e “Maratonës Ndërkombëtare Atletike të Ohrit 2019”

Tradita e maratonës vazhdon që nga viti 1976! Sivjet, krahas shtegut me 30 kilometra, adhuruesit e vrapit patën mundësinë të paraqiten edhe për garën me stafeta me 3 akse me nga 10km.

Maratona Ndërkombëtare Atletike e Ohrit është një eveniment me traditë 33-vjeçare, ndërsa numri i pjesëmarrësve është duke u rritur nga viti në vit. Maratona u zhvillua më 8-të shtator, në Ohër.

Të gjithë pjesëmarrësit e maratonës patën mundësinë të hidratohen dhe të kompensojnë lëngjet e konsumuara me ujin Gorska.

Gorska në rritëm me Maratonën e Ohrit drejt rekordeve të reja!