Freski pranvere në treg – Lëngje Gora me pulpë

Para pak kohësh kompania “Koding” lëshoi në treg një produkt të ri dhe pasuroi paletën e saj me Pulpa Gora – lëngje pa gaz me pulpë frutash. Lëngjet Gora me pulpë mund të gjenden me 4 shije – limoni, portokalli, mandarine dhe portokalli dhe mango, të paketuara në ambalazh PET prej 1,5l. Kompania “Koding Gorska Shpknjp” me prodhimin e lëngjeve Gora filloi në vitin 2008. Që atëherë paleta e produkteve të brendit Gora, duke ndjekur trendet dhe nevojat e konsumatorëve, është duke u pasuruar vazhdimisht, fillimisht me lëngjet pa gaz, për të vazhduar me lëngjet me gaz dhe çajet e ftohta dhe së fundi me lëngjet Gora me pulpë.

Në Gorska lidhur me produktet e reja sqarojnë si më poshtë.

“Ne vazhdimisht punojmë në drejtim të zhvillimit dhe përsosjes së produkteve tona. Lëshimi në treg i lëngjeve Gora me pulpë për ne ishte një sfidë, para së gjithash për arsye se një produkt i këtij lloji lëshohet për herë të parë në tregun e Maqedonisë. Pas një analize të gjatë dhe angazhimit lidhur me këtë projekt, jemi krenarë që në një farë mënyre arritëm të freskojmë tregun vendas.”

Lëngjet Gora mbushen me ujë burimi Gorska dhe kanë koncentrate frutash që prodhohen nga kompanitë me renome ndërkombëtare, Wild nga Gjermania dhe Etol – Frutarom nga Sllovenia. Procesi i prodhimit dhe cilësia e lëngjeve Gora plotësojnë standardet më të larta ndërkombëtare, që konfirmohet me mirënjohjet dhe certifikatat e shumta, si dhe reagimet e konsumatorëve.

Lëngjet Gora me pulpë ofrojnë një freski që përmban vitamina, vlera ushqyese dhe lëngjet e nevojshme për hidratimin e organizmit gjatë gjithë ditës. Me konsumimin e dy gotave Gora me pulpë mund të plotësohen nevojat ditore mesatare të organizmit të njeriut për vitamina.

Gora, Rritmi i freskisë