Fëmijët dhe L-Karnitina – Temë esenciale

Fëmijët duhet të konsumojnë sa më shumë L-Karnitinë me ushqimin sepse metabolizmi i tyre ka një kapacitet shumë më të vogël për prodhimin e kësaj substance, krahasuar me të rriturit.

Vetëm 12% të sasisë së L-Karnitinës mund të sintetizohet maksimalisht në trupin e njeriut. Në rastet e gripit, ftohjes ose sëmundjeve të ndryshme të fëmijëve, në masë të madhe rritet nevoja e fëmijës për L-Karnitinën. Në këto raste, furnizimi me L-Karnitinë nëpërmjet ushqimit bëhet akoma më i rëndësishëm.

Në rastet e alergjive të qumështit ose hipersensitivitetit, për mendimin e nutricionistëve më të mirë, L-Karnitina është përbërësi kryesor për fëmijët e vegjël. Zakonisht, qumështi i adaptuar nuk përmban L-Karnitin. Për këtë arsye në disa vende mundësimi i sasive minimale të L-Karnitiës në qumësht është paraparë me ligj. Studime të ndryshme kanë vërtetuar se moskonsumimi i kësaj substance bën që fëmijët të sëmuren më shpesh, të kenë imunitet më të dobët ose të ballafaqohen me çrregullime të ndryshme gjatë zhvillimit.

Shtatzënia

Si rezultat të mobilizimit të rezervave për rritjen e embrionit, rezervat e nënës të L-Karnitinës reduktohen. Arsyeja për këtë reduktim bazohet jo vetëm në rritjen e kërkesave të organizimit, por edhe me uljen e sasisë së hekurit, që gjithashtu limiton prodhimin e L-Karnitinës në organizëm. Ulja e tillë rezulton me uljen e aftësisë për realizimin e suksesshëm të aktiviteteve fizike dhe psikike dhe me rritjen e rrezikut për t'u prekur me infeksione të ndryshme. Nëse L-Karnitina do të përdoret si shtesë e ushqimit, gjendjet e mësipërme mund të përmirësohen në masë të madhe.

Siç përmendëm më sipër, L-Karnitina forcon dhe siguron organizmin me rezerva energjie plotësuese në një mënyrë natyrale, ndërsa përmirësimi i shëndetit të nënës pas lindjes do të përshpejtohet në një masë të madhe.

Sipas mendimit të nutricionistëve, si rezultat të furnizimit me L-Karnitin me ushqimin, nënat vegjetariane definitivisht duhet ta konsumojnë këtë substancë si një suplement i ushqimit. Sipas doktorit Loninger nga Universiteti i Vjenës, mungesa e kësaj substance duhet kompensuar me 2-3 gramë L-Karnitinë.

Fëmijët

Në disa raste memoria dhe aftësia për t'u përqendruar, e folura e rrjedhshme dhe kapaciteti mendor mund të përmirësohen me konsumimin e L-Karnitinës. E njëjta gjë vlen edhe për fëmijët që kanë probleme me adaptimin si rezultat të stresit dhe presionit në shkollë. Përdorimi i L-Karnitinës mundëson truri të jetë i gatshëm dhe i qartë, ndërsa fëmija në këtë mënyrë fiton dëshirë për të mësuar, në vend që të frustrohet.

 

Çrregullimet e zhvillimit

Në Zvicër dhe Itali mjekët rekomandojnë të konsumohen deri në 5 gramë L-Karnitinë në ditë, si një terapi efektive për fëmijët me probleme zhvillimore. Meqenëse fëmijët nuk janë në gjendje për të prodhuar vetë L-Karnitinën, ato janë plotësisht të varur nga kjo substancë vitale, që mund të gjendet në ushqimet. Në mungesë të sasive të mjaftueshme të kësaj substance, si rezultat të dietave, vështirësohet funksionimi i drejtë i metabolizmit. Pa L-Karnitinën nuk është e mundur të fitohet energjia e duhur nëpërmjet tretjes së yndyrave, që rezulton me sigurimin e energjisë që i nevojitet trupit me ndihmën e djegies së proteinave dhe karbohidrateve.