Edicioni i tretë i shprehisë së shëndetshme “Gorska on the move” edhe këtë pranverë në Parkun e qytetit

Ekipi që fiton nuk duhet ndryshuar. Pikërisht për këtë arsye Gorska dhe Trinity edhe sivjet të gjithë personave të orientuar drejt jetës së shëndetshme dhe aktive u mundëson të shoqërohen në vendin e mirënjohur, Parkun e qytetit. Me rekreacion, argëtim dhe freskim të përsosur me ujin Gorska, ne duam të theksojmë edhe njëherë rëndësinë e shëndetit fizik dhe psikik dhe të theksojmë rolin e rëndësishëm të ujit për organizimin e njeriut.

Mos e anashkaloni kombinimin ideal të instruktorëve më të mirë dhe ujit Gorska, që garantojnë momente shumë të bukura dhe të paharrueshme. Njësoj si vitin e kaluar, edhe sivjet ushtrimet do të jenë falas, ndërsa gjithçka që duhet të merrni me vete është vetëm disponimi i mirë. 

Projekti i sivjetmë „Gorska në lëvizje“ (Gorska on the move) do të vazhdojë tre muaj, çdo të mërkurë gjatë muajve maj, qershor dhe shtator (6 maj, 13 maj, 20 maj, 27 maj, 3 qershor, 10 qershor, 17 qershor, 24 qershor, 2 shtator, 9 shtator, 15 shtator dhe 23 shtator), nga ora 19:00 deri në orën 20:00. Të gjitha informatat që kanë të bëjnë me këto aktivitete mund t’i ndiqni në fan faqet e Facebook të Gorska voda dhe TRINITY.