Detoksifikimi me ujë për të forcuar imunitetin ditëve të vjeshtës

Gjatë ditëve të verës energjia e diellit ndikon pozitivisht në shëndetin tonë dhe disponimin, por me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe me shumë pak ditë me diell imuniteti ynë dobësohet, ndërsa ne rrezikojmë të prekemi më shumë me sëmundjet e ndryshme dhe të ftohemi.

Për të kthyer energjinë dhe për të përgatitur organizimin tuaj për sezonin me shumë viruse ne propozojmë të përdorni këtë lloj detoksifikimi me ndihmën e ujit. Pija që rekomandojmë përmban disa elemente që mund të gjenden lehtë dhe ndikojnë pozitivisht në imunitetin tuaj.

Për të përgatitur këtë pije ju keni nevojë për produktet më poshtë:

  • 2 litra ujë Gorska
  • 1 trangull i freskët
  • 1 limon (ose 2 limetë)
  • 10 gjethe nane/mente

Fillimisht lani mirë trangullin dhe limonin. Pastaj prisni trangullin dhe limonin në copa të vogla dhe hidhni bashkë me nanen në një enë qelqi. Këto produkte duhen mbuluar me ujë Gorska dhe duhen futur në frigorifer. Nga kjo pije për detoksifikim duhet të konsumoni nga një gotë në ditë.

Ju bëftë mirë!