Detoksifikimi i organizmit pas festave

Горска детоксикација

Festat e fundvitit akoma nuk kanë përfunduar. Tryezat janë akoma plotë me ushqime të shijshme, ndërsa alkooli me këtë rast konsumohet në sasi më të mëdha. Për të shijuar festat pa shumë shqetësime, ju duhet të mendoni për detoksifikimin e organizmit pas festave. Pas kalimit të kësaj periudhe hedoniste dhe konsumimit të ushqimeve dhe pijeve në sasi të mëdha, ju duhet të ktheheni në formë dhe të pastroni organizmin nga toksinat. Trupi ka nevojë për detoksifikim që të anashkalohen problemet me shëndetin, por edhe viruset dhe gripet e mundshme. Është me shumë rëndësi që ju të kujdeseni për sistemin imunitar dhe të pastroni trupin nga helmet e ndryshme, që janë të rrezikshme për shëndetin.

Këshillat e dhëna më poshtë janë mënyra më e mirë për të arritur qëllimin:

-          Kjo është këshilla e parë kur bëhet fjalë për përmirësimin e funksionimit të organizmit. Kujdesi për hidratimin optimal të organizmit do të reflektohet në energjinë e tij, por edhe në pamjen e jashtme.  Nëse doni të përshpejtoni funksionimin e organizmit dhe pastrimin e toksinave nga trupi, në ujin që konsumoni duhet të hidhni pak limon, që njihet si detoksifikuesi më i mirë. Një gotë ujë Gorska dhe lëngu i një gjysmë limoni është mënyra më e mirë për të filluar ditën.

-          Gjëja e dytë e rëndësishme gjatë këtij procesi është konsumimi i sasive më të mëdha të çajit dhe ujit. Çaji jeshil, i bardhi dhe ai i rrënjës së bimës Althaea officinalis janë ideale për pastrimin e organizmit sepse stimulojnë sekretimin. Gjatë ditës, përveç ujit Gorska, ju mund të pini edhe lëngje natyrale. Lëngjet e shëndetshme mund t’i përgatisni edhe në shtëpi, ndërsa për të njëjtat ju nevojiten rrepë e kuqe, karota, mollë dhe pak majdanoz, ose mente për një shije më të mirë.

-          Frutat mund të konsumohen në sasi të mëdha, por duhet të keni kujdes për kohën e konsumimit të tyre. Frutat nuk duhen konsumuar menjëherë pas ushqimit. Koha më e mirë për konsumimin e tyre është midis vakteve, më saktësisht dy orë pas ushqimit kryesor. Është mirë të konsumoni mollët, dardhat dhe grejpfrutin sepse ato janë të pasura me pektin, i cili është i dobishëm për uljen e kolesterolit të gjakut. Grejpfruti është një diuretik i lehtë dhe rekomandohet të konsumohet nga ana e personave që kanë probleme me grumbullimin e ujit në organizëm.

-          Harroni ushqimin e shpejtë! Sanduiçët, krepat dhe ushqimi i mbetur i shpejtë përmbajnë shumë toksina dhe rrezikojnë shëndetin e njeriut. Për këtë arsye anashkaloni ushqimin e shpejtë të paktën për disa ditë dhe konsumoni ushqime të shëndetshme, që janë të pasura me fije dietetike dhe vitamina. Në këtë kontekst ne ju rekomandojmë konsumimin e bronkolit, lulelakrës, lakrës, rrepës së kuqe, hudhrës dhe veçanërisht xhenxhefilit.