Cilësia

Duke u përkujdesur për shëndetin e tyre, konsumatorët zgjedhin me vëmendje të madhe ujin e pijshëm. Trendi i konsumimit të ujit të paketuar, të testuar në laborator kudo në botë, ashtu si edhe tek ne, është gjithnjë e më i madh. Që uji të ketë një ndikim pozitiv, përveç sasisë së ujit të konsumuar, gjithësesi duhet të kihet parasysh edhe cilësia e i tij. Në qoftë se organizmi konsumon ujë me një cilësi të mirë, atëherë edhe gjendja e përgjithshme e organizmit do të jetë e një niveli të kënaqshëm.

Në rrugën e tij shumëvjeçare përmes filtrave të natyrshme minerale, plotësisht i mbrojtur nga prekjet e botës së jashtme, GORSKA e pasuron përbërjen e tij me minerale të ndryshme. Për shkak të përbërjes së tij jashtëzakonisht të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm, ai karakterizohet me një shije të lehtë dhe freskuese.

Sasia e ujit që duhet të hyjë në organizmin, varet nga ekuilibri ditor ndërmjet sasisë së ujit të konsumuar dhe atij që humbet. Kaliumi është një nga jonet më kryesore të qelizës, rëndësia e së cilës është e barabartë me rëndësinë e natriumit në lëngun jashtë tij. Këto minerale të cilat gjenden në përbërjen e ujit GORSKA në përqindje afërsisht të barabartë, janë përgjegjëse për ekuilibrin e ujit në organizëm, domethënë për mirëmbajtjen e presionit osmotik të qelizës.

Ekuilibri i vetëm i kalciumit dhe magnezit mundëson që GORSKA t’ju freskojë dhe njëkohësisht të kompensojë lëngjet e humbura trupore dhe të bëjë të ndjeheni të shëndoshë.

Uji GORSKA me përqindjen e ulët të mineraleve dhe me përqendrimin e mbetjes së thatë vetëm 168 mg/l, gjendet në majën e ujërave cilësore me sasi të ulët të mineraleve.

Përparësia e madhe e ujit GORSKA, në krahasim me ujrat e tjera, është pikërisht në përbërjen e tij të natyrshme me sasi të ulët të mineraleve. Ajo lejon konsumimin e ujit në sasi të pakufizuara, pa mundim të panevojshëm të organizmit.

 

POLITIKA E CILËSISË, SIGURISË SË USHQIMIT DHE AMBIENTIT JETËSOR

 

"KODING-GORSKA" SHPKNJP Shkup është një kompani që merret me prodhimin e ujit natyral të ambalazhuar dhe pijeve joalkoolike që nga viti 2004 dhe duke marrë parasysh faktorët e brendshëm dhe të jashtëm relevant dhe të gjitha palët e interesuara ka vendosur të zbatojë plotësisht POLITIKËNE CILËSISË, SIGURISË SË USHQIMIT DHE AMBIENTIT JETËSOR, që njëkohësisht është korniza e implementimit dhe kontrollimit të qëllimeve të definuara të cilësisë, sigurisë së ushqimit dhe ambientit jetësor.

Strategjia dhe qëllimi thelbësor i kompanisë sonë nënkuptojnë përmirësimin e shërbimeve dhe përkushtimin për plotësimin e kërkesave dhe pritjeve të klientëve lidhur me sigurimin e produkteve cilësore dhe të sigurta, duke krijuar vlera për palët e interesuara dhe për ruajtjen e ambientit jetësor.

Orientimi i tillë i biznesit do të realizohet si më poshtë vijon: 

 

  • Me përmirësimin permanent të karakteristikave të proceseve dhe efikasitetit të sistemeve të përmirësimit të cilësisë, sigurisë së produkteve dhe ambientit jetësor, në mbështetje të kërkesave të standardeve ISO 9001:2017, ISO 22000:2018 dhe ISO 14001:2015, si dhe me plotësimin e kërkesave të klientëve
  • Me përgatitjen e një sistemi afarist të cilësisë dhe orientim drejt klientëve, me qëllim përmirësimin e nivelit të besimit, me më pak shpenzime, shpenzim optimal të resurseve dhe sigurimit të fitimit të kompanisë
  • Me orientimin dhe përshtatjen me kërkesat e tregut, me qëllim forcimin e pjesëmarrjes në treg me produkte cilësore dhe të sigurta, duke u kujdesur njëkohësisht edhe për ambientin jetësor
  • Me kujdesin për të pasur raporte korrekte me furnitorët, për të plotësuar kërkesat e "KODING-GORSKA" dhe për të siguruar lëndë të parë me cilësi konstante dhe siguri të garantuar, me partnerët dhe punonjësit, duke zhvilluar në këtë mënyrë interesin e përbashkët për zhvillimin e sistemeve dhe reputacionit në fushëveprimin përkatës
  • Me kontroll të rregullt produkteve tona nga ana e institucioneve kompetente dhe të akredituara, që garantojë sigurinë e produkteve
  • Me identifikimin dhe eliminimin e të gjitha rreziqeve që mund të cilësinë dhe sigurinë e produkteve dhe ambientin jetësor
  • Me zbatimin permanent të aftësimit profesional në aspektin e cilësisë së punonjësve në të gjitha nivelet dhe edukimin e tyre (teorik dhe praktik), për forcimin e vetëdijes lidhur me prodhimin e ushqimeve cilësore dhe të sigurta, duke ndjekur trajnime interne dhe eksterne dhe duke u kujdesur për higjienën personale dhe ambientin jetësor;
  • Me kujdesin për përmirësimin e kushteve të punës, pajisjeve dhe njohurive të punonjësve, që të prodhojnë ushqime të shëndetshme dhe të sigurta, pa ndikim negativ në ambientin jetësor dhe në shëndetin e blerësve dhe konsumatorëve, duke respektuar të gjitha ligjet që kanë të bëjnë me higjienën, mbrojtjen shëndetësore dhe ambientin jetësor.
  • Me monitorimin e vazhdueshëm të CCP, dhe verifikimin e planit HACCP,me qëllim që të reduktohet numri i CCP.
  • Me implementimin e metodave të kontrollimit të efikasitetit të proceseve, për evaluimin e rezultateve të planifikuara dhe ndikimit të tyre në ambientin jetësor
  • Të gjithë punonjësit kanë autorizime për të punuar në kuadër të kompetencave të tyre, në aspektin cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve dhe mbrojtjes së ambientit jetësor;
  • Me bashkëpunimin dhe konsultimin e institucioneve shtetërore dhe institucioneve dhe organeve të tjera, për të siguruar një kontribut pozitiv dhe efektiv për zhvillimin dhe përparimin shoqëror
  • Me sigurimin e resurseve të nevojshme për përmbushjen e rezultateve të pritura, si dhe qëllimeve dhe programeve lidhur me produktet cilësore dhe cilësinë e ambientit jetësor

 

Me këtë strategji "KODING-GORSKA" në të ardhmen do të sigurojë një zhvillim stabil, konkurrencën në treg, efikasitetin, sigurinë dhe besimin e klientëve tanë, ndërsa stafi drejtues me të gjithë përgjegjësinë do të përkushtohet në zbatimin e Politikës dhe qëllimeve, si dhe masave të arritjes së rezultateve të planifikuara.

Kjo politikë do të shqyrtohet rregullisht, për të siguruar zbatim të drejt dhe efektivitet dhe të kuptohet dhe të jetë e disponueshme për të gjitha palët e interesuara. 

Data: 10.01.2021, rev.12