
Uji është mjaft i rëndësishëm për funksionimin e drejtë të organizmit të njeriut. Ai ndihmon funksionimin e drejtë të organeve të tretjes dhe veshkave dhe mbron strukturën normale dhe atë të kërcit të nyjave. Uji u jep lagështinë e duhur syve, gojës, dhe rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa është mjaft i rëndësishëm për funksionimin e drejtë të sistemit nervor. Uji ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit, ul temperaturën kur trupi është i ngrohtë, e mbron atë nga i ftohti dhe furnizon organizmin me mineralet e nevojshme, që në fakt janë shumë të rëndësishme për individët aktiv.
Pa dallim të sportit që keni zgjedhur, mos harroni rëndësinë e hidratimit të organizmit sepse gjatë ushtrimit organizmi i njeriut humb lëngjet nëpërmjet djersitjes.
Trupi në fakt ka mekanizëm mbrojtës që të jetë në gjendje të mbrohet nga pasojat negative të dehidrimit, ndërsa një nga treguesit e dehidrimit është kokëdhimbja. Për këtë arsye është me rëndësi që uji të konsumohet rregullisht. Uji duhet pirë para ushtrimeve, gjatë ushtrimeve dhe pas përfundimit të tyre, ndërsa gjithmonë duhet pasur kujdes për sasinë e konsumuar.
Cila është sasia e lëngjeve që plotëson nevojat e organizmit gjatë ushtrimeve?
Meshkujt brenda ditës duhet të pinë rreth 3 litra lëngje, femrat rreth 2 litra, ndërsa femrat shtatzëna duhet të konsumojnë rreth 2,5 litra lëngje në ditë.
Gjithashtu, me rëndësi është të shpërndani drejtë konsumimin e lëngjeve gjatë ditës, ndërsa kujdes të veçantë duhet të keni gjatë ushtrimeve. Fillimisht ju mund të pini 1-2 gota ujë 30 minuta para fillimit të ushtrimeve, 1 gotë në çdo 15 minuta gjatë ushtrimeve dhe në fund të tyre, ndërsa pasi të çlodheni pak mund të pini edhe 2 gota të tjera me ujë.
A është me vend të konsumohen sasi të mëdha uji?
Po, është e mundur që organizmi të ketë nevojë për sasi të mëdha uji, megjithëse këto raste janë shumë të rralla. Një gjendje e tillë mund të shfaqet tek individët aktiv, organizmi i të cilëve çdo ditë nëpërmjet djersitjes humb sasi të mëdha lëngjesh.
Simptomat më të shpeshta që kanë të bëjnë me konsumimin e tepruar të ujit janë marramendja, mundimi, apatia dhe konfuzioni, simptoma që mund të shfaqen edhe në rastet e dehidrimit.
Për këtë arsye, me shumë rëndësi është të dëgjoni trupin tuaj dhe nevojat e tij. Gjithashtu, nevojitet të respektoni sasitë e rekomanduara të lëngjeve që duhen konsumuar, që të mos dehidroni ose të mos teproni me konsumimin e ujit.