Cila është periudha më e përshtatshme e ditës për të konsumuar ujin?

Me studimet e ndryshme është vërtetuar se konsumimi i ujit ndikon mirë në organizimin e njeriut dhe siguron një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Të gjithë e dimë se gjatë ditës duhen konsumuar të paktën 8 gota ujë, për të mundësuar funksionimin e drejtë të organeve, por shumë pak individë dinë se orari i konsumimit të ujit vepron në mënyra të ndryshme në organet e trupit. Në fakt, konsumimi i ujit në një orar të caktuar ose para/pas aktiviteteve të ndryshme, ka efekte pozitive në organet e ndryshme të trupit. Në vazhdim janë dhënë përfitimet shëndetësore që sigurohen me konsumimin e një gore ujë në periudha të ndryshme gjatë ditës:

Një gotë ujë menjëherë pas zgjimit

Gjithmonë praktikoni të pini një gotë me ujë menjëherë pas zgjimit nga gjumi. Konsumimi i ujit në mëngjes ndihmon aktivizimin e organeve të trupit, më saktësisht “zgjimin” e organeve, duke u ndihmuar të fillojnë me funksionimin normal dhe të njëjtin të ruajnë gjatë gjithë ditës.

Një gotë ujë para dushit

Me konsumimin e një gote ujë para se të bëni dush, ju do ta ndihmoni organizmin tuaj të ul presionin e gjakut.

Një gotë ujë 30 minuta para ushqimit

Nëse keni probleme me traktin digjestiv, por edhe në rastet kur dëshironi tretje normale të ushqimit, gjithmonë duhet të praktikoni të pini një gotë ujë 30 minuta para çdo ushqimi. Në këtë mënyrë ju do të ulni oreksin dhe do të konsumoni më pak ushqim, ndërsa uji do të ndihmojë edhe tretjen e ushqimit, që rezulton me një metabolizëm më të shpejtë.

Një gotë ujë kur jeni të uritur

Truri i njeriut shpesh dërgon sinjale të gabuara midis ushqimeve, që na detyrojnë të mendojmë se jemi të uritur, megjithëse faktikisht mund të jemi të etur ose në një nivel të lehtë dehidrimi. Në rastet e tilla ne konsumojmë grisina dhe ushqime të tjera që nuk janë të shëndetshme dhe që rezultojnë me kilogramë të tepërt. Zgjidhja më e lehtë e këtij problemi gjendet në konsumimin e një gote uji të ftohtë, në rastet kur do të ndjeni uri, në vend që të konsumoni grisina. Në të shumtën e rasteve, me konsumimin e ujit ju nuk do të ndjeni më uri. Në fakt, vetëm me një gotë ujë ju ndihmoni uljen e peshës trupore dhe kujdeseni për linjën e trupit.

Një gotë ujë për ta mbajtur trurin “të zgjuar”

Nëse ndiheni të përgjumur, por keni nevojë të mbeteni të zgjuar, pini një gotë ujë të ftohtë. Uji qarkullon shpejtë në organizëm dhe do të mbërrijë shpejtë në trurin tuaj. Me konsumimin e ujit ju do ta ndjeni shpejtë elanin dhe energjinë.

Një gotë ujë para fjetjes

Konsumimi i një gote uji para fjetjes ul rrezikun e atakut cerebral dhe kardial. Sipas studimeve të ndryshme shkencore, 90% të rasteve të atakut kardial ndodhin në mëngjes, ndërsa ky rrezik mund të ulet me konsumimin e një deri në dy gota ujë para fjetjes.