Çertifikatat

Më përgjegjësi të plotë konfirmojmë se GORSKA është brendi i parë maqedonas i cili ka vendosur standardet për prodhimin dhe shitjen e ujit të paketuar.

  • Kompania KODING GORKSA, në Shtator të vitit 2013, fitoi çmimin Ylli Ndërkombëtarë për cilësi, që sipas Konventës Ndërkombëtare të Gjenevës, është kompania e parë në Maqedoni, që fiton këtë çmim në Kategorinë Platinum. Cilësia e lartë, risitë, teknologjia dhe kujdesi për konsumatorët janë vetëm disa nga karakteristikat në bazë të së cilave KODING GORSKA meritoi këtë çmim
  • Uji GORSKA është një ndër prodhuesit e parë të ujit natyral mineral dhe pijeve jo-alkolike në Maqedoni, i cili mori çertifikatën ndërkombëtare “ISO 22000” nga organi i njohur çertifikues “BSI”(BRITISH STANDARD INSTITUTE)
  • GORSKA është çertifikuar me ISO 14001:2004 si konfirmimi i punës së sistemit të menaxhimit ekologjik
  • Në repartin e tij prodhues, GORSKA ka laboratorin më bashkëkohor (mikrobiologjik, fiziko-kimik, biokimik), ku vazhdimisht ndiqet cilësia e ujit. Ekzaminime të rregullta kontrolli bëhen edhe nga ana e „INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
  • Uji GORSKA është uji i vetëm burimi në Maqedoni i cili i nënshtrohet një kontrolli të rregullt nga ana e institutit të njohur evropian  “SGS INSTITUT FRESENIUS” nga Gjermania.
  • Uji GORSKA është shpallur si SUPERBREND MAQEDONAS. Ky titull është edhe një konfirmim plus për shijen e tij unike, për cilësinë e lartë dhe vlerësimin e brendit.
  • Në bazë të rregullave të „Kurorës ndërkombëtare të cilësisët“ (International Quality Crown) dhe kritereve të „Modelit për menaxhim të gjithanshëm të cilësisë" QC100“ (QC100 Total Quality Management Model), kompania KODING është zgjedhur në Londër në vitin 2012, të marrë çmimin „Kurora ndërkombëtare e cilësisë“ (International Quality Crown) në kategorinë e artë.