Burimi

Cilësia jashtëzakonisht e lartë e ujit GORSKA bazohet në nivelin e lartë të pastërtisë të burimeve të tij. Burimi Trnskot gjendet në një nga mjediset më të pastra dhe të pandotura ekologjike të Ballkanit, në 1100 metra lartësi mbi det, në zonat piktoreske të malit Kozhuf. Banorët e fshatit Konopishte, ku gjendet vendi për mbushje i ujit GORSKA,  thonë se me shekuj, nga gjenerata në gjeneratë përcillet përralla për bukurinë e burimit nga i cili freskoheshin banorët përgjatë rrjedhës së lumit Boshava.

Askush nuk di saktësisht se nga kur daton burimi, por supozohet se uji që tani rrjedh nga ai, është grumbulluar me shekuj në rezervuarët nëntokësorë të malit Kozhuf. Banorët e fshatit Konopishte tregojnë se shumë ushtri, duke përfshirë edhe falangën e Aleksandrit, duke kaluar nëpër këtë vend, freskoheshin me ujin që rridhte nga këto burime. Nga ana tjetër, legjenda për ujin e pavdekshëm thotë se vetëm Aleksandri i Madh ka arritur të marrë nga ai ujë. Këto „tregime“ janë lidhje fantastike midis të vërtetës historike dhe imagjinatës së tregëtarit popullor.

Ky ujë është gjerësisht i njohur për shijen dhe freskinë e tij të këndshme, si dhe për mdikimin e tij të dobishëm mjekues. Duke kaluar nëpër shtresat e shumta të shkëmbinjve mineralë, në procesin e filtrimit të natyrshëm, uji deri më sot ka ruajtur ekuilibrin e tij të vetëm mineral.

I mbushur drejtpërdrejt nga burimi, uji GORSKA, është plotësisht i paprekur nga njeriu, kështu që në shijen e tij kristale të pastër dhe të natyrshme mund të kënaqeni në çdo vend dhe në çdo kohë.