15 tonë ujë falas për të gjithë garuesit e VIZ ER Maratonës së Shkupit

Këtë vit, për herë të tetë, Gorska ishte partneri zyrtar i VIZ ER Maratonës së Shkupit dhe u kujdes për hidratimin e drejtë të të gjithë garuesve, të cilët në 9 pikat e shpërndarjes së ujit patën mundësinë të freskohen me ujin më cilësor oligomineral dhe të zëvendësojnë lëngjet e humbura gjatë garës. Në finishin pjesëmarrësit patën mundësinë të pushojnë dhe të çlodhen në pikën e Gorska me dizajn të veçantë.

Në vitin e tetë të partneritetit të Gorska dhe VIZ ER Maratonës së Shkupit u arrit rekordi i numrit të pjesëmarrësve në maratonë, por edhe rekordi i sasisë së ujit që u konsumua nga ana e pjesëmarrësve të maratonës. Rezultati i konsumimit të mbi 15 tonëve ujë Gorska është i barabartë me rreth 75.000 gota ujë ose me një sasi uji të cilën një njëri mund ta pijë për 26 vjet, nëse do të pinte nga 8 gota ujë në ditë.

“Uji, si një nga elementet esenciale, është një komponentë e pazëvendësueshme për funksionimin e drejtë të organizmit të njeriut, në kushte normale dhe në kushtet e sforcimeve fizike. Për këtë arsye, një nga prioritetet kryesore të politikës së përgjegjësisë sociale të kompanisë sonë është kujdesi për shëndetin e njeriut dhe inkurajimi i jetës aktive, si parakusht për të pasur një shëndet të mirë. Në këtë drejtim, ne jemi krenarë që kontribuojmë në përmirësimin e shprehive të shëndetshme, ndërsa si partner shumëvjeçar i Maratonës së Shkupit ndihmojmë që ky manifestim të jetë një nga evenimentet më të njohura në vendin tonë” – tha Kristina Arsovska, Drejtore marketingu e ujit Gorska.