12 shenja me rëndësi që tregojnë se ju nuk konsumoni sasi të mjaftueshme uji

Nuk ka shumë gjëra që mund të freskojnë më mirë se një gotë e madhe me ujë akull të ftohtë. Ne mësojmë se nuk ekziston njeri që nuk është dakord se në raste të caktuara një gotë me ujë mund të na kënaq më shumë se një filxhan kafe ose një kanaçe me lëng me gaz. Nga ana tjetër, shumica prej nesh brenda ditës nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme uji. Duke hequr dorë nga resursi më natyral që ekziston – uji, ne vazhdimisht dëmtojmë organizmin tonë. Nëse mendoni se jeni pjesë e njërit nga grupet më poshtë, ju rekomandojmë menjëherë të pini një gotë me ujë! :)

Gojë e thatë

Ndoshta e gjithë kjo ju duket shumë e qartë, por jo edhe pasojat. Ju gjithmonë pas ndjenjës së keqe kërkoni të pini diçka, por mos harroni se pijet me sheqer janë vetëm një zgjidhje e përkohshme e këtij problemi. Uji lag membranën e mukozës së grykës dhe gojës dhe me ndihmën e pështymës vazhdon të mbaj gojën të lagësht për një kohë më të gjatë.

Lëkura e thatë

Lëkura është organi më i thatë i trupit tonë, i cili duhet të mbetet gjithmonë i hidratuar. Lëkura e thatë është një nga shenjat më të hershme që tregon dehidratimin e plotë që mund të rezultojë me shumë probleme më serioze. Më pak ujë do të thotë më pak djerësitje që i pengon trupit të lirohet nga papastërtitë dhe yndyrat që mblidhen gjatë ditës. Nëse doni të anashkaloni pasojat, gjëja e parë që duhet ta bëni është të filloni të pini më shumë ujë.

Jeni të etur

Secili që ka pasur një natë aktive, përfshirë konsumimin e sasive më të mëdha të alkooolit, mund t’ju thotë se pas një nate të tillë nuk mund të ngopet me ujë. Alkooli dehidraton organizmin tuaj, ndërsa konsumimi i ujit dërgon sinjale pozitive në tru deri në normalizimin e nivelit të ujit. Ne këshillojmë të dëgjoni gjithmonë çfarë thotë organizmi juaj sepse ai nuk gabon asnjëherë.

Keni sy të thatë

Besojmë se e kuptuat se si ndikon konsumimi i ujit në organizmin tuaj dhe jo vetëm në gojën dhe grykën. Mungesa e ujit mund të rezultojë edhe me sy të thatë dhe të skuqur. Nëse nuk do të konsumoni sasi të mjaftueshme uji, kapakët e syve do t’ju thahen. Me shaka ndoshta do të thoni çfarë do të ndodh nëse nuk mund të qaj, por mungesa e hidratimit mund të rëndojë rëndë sytë, sidomos në rastet kur mbani thjerrëza kontakti.

Keni dhimbje në nyjat

Kërci dhe disqet e boshtit kurizor përmbajnë 80% ujë. Uji është absolutisht i nevojshëm për t’i mbrojtur kockat nga fërkimi me njëra – tjetrën. Me hidratimin e drejtë të organizmit tuaj, ju do të siguroheni se nyjat tuaja mund të absorbojnë shokun e lëvizjeve të menjëhershme, siç janë vrapi, kërcimi ose rëzimi.

 

Dobësimi i muskujve

Muskujt tuaj gjthashtu në një masë të madhe përmbajnë ujë. Kuptohet që më pak ujë në organizëm do të thotë edhe një masë më e vogël muskulore. Konsumimi i ujit para, gjatë dhe pas ushtrimeve fizike, jo vetëm që do t’ju mundësojë të mbeteni të hidratuar de të freskët, por edhe do të dërgojë ujë në vendet e duhura të organizmit tuaj dhe do të zvogëlojë mundësinë e shfaqjes së inflamacioneve që kanë të bëjnë me ushtrimet fizike dhe ngritjen e peshave.

Sëmundje të shpeshta që zgjasin më shumë se zakonisht

Konsumimi i ujit i mundëson trupit të lirohet vazhdimisht nga toksikët. Organet tona sunksionojnë në një mënyrë e cila gjatë gjtihë kohës furnizon humbjet e trupit dhe nëse ju nuk do të konsumoni sasi të mjaftueshme uji, i gjithë procesi nuk mund të funksionojë drejtë. Si rezultat të kësaj, organet e trupit të dehidratuar fillojë të tërheqin ujin nga rezervat e organizmit, siç është gjaku, që rezulton me një spektër të ri dhe të plotë problemesh.

Ndiheni të lodhur dhe letargjikë

Siç thamë edhe më sipër, në rastet kur organizmi është i dehidratuar ai merr ujë nga gjaku. Mungesa e hidratimit të drejtë rezulton me mungesë oksigjeni në të gjithë organizmin. Ndërkaq, mungesa e oksigjenit mund të rezultojë me përgjumësi dhe lodhje të përgjithshme.

Keni ndjenjë të keqe në lukth

Në rastet kur jeni të dehidratuar, organizmi juaj fillon të mendojë se ka nevojë për ushqim. Kjo ndodh gjatë ditës, por edhe gjatë natës, kur edhe zgjoheni dhe keni nevojë të madhe për të ngrënë diçka. Sido që të jetë, konsumimi i ushqimit do të aktivizojë më shumë organizmin tuaj, ndërsa uji do të pastrojë organet tuaja dhe do t’i furnizojë me “derivat”, i cili duhet të kalojë të gjtihë proceset e tjera që zhvillohen në organizëm.

Keni probleme me tretjen e ushqimit

Më sipër përmendëm mukozën e gojës dhe grykën dhe se si hidratimi i mirë i mundëson membranës të funksionojë drejtë. E njëjta gjë vlen edhe për të gjtihë sistemin digjestiv. Pa një hidratim të drejtë do të zvogëlohet sasia dhe fortësia e mukozës së stomakut duke bërë që acidi i stomakut të dëmtojë lukthin tuaj. Kjo gjendje mund të rezultojë me probleme me lukthin dhe probleme me tretjen e ushqimit.

Plakja e parakohshme

Me plakjen zvogëlohet edhe sasia e ujit në organizëm. Kjo nënkupton se paralelisht me plakjen duhet të risim edhe sasinë e ujit që konsumojmë. Megjtihëse plakja e parakohshme është diçka që mund të shihet, me kalimin e kohës ju do të ndjeni edhe pasojat brenda organizmit tuaj. Për të ulur rezikun e humbjes së lëndëve të para në organizëm është me shumë rëndësi të filloni të pini ujë gjatë gjithë ditës.

Lexoni këtë tekst dhe akoma nuk keni pirë ujë?

Pini ujë në çdo kohë. Gjithmonë mbani pranë një shishe me ujë Gorska, pa dallim nëse punoni ose relaksoheni para televizorit. Nëse gjatë kohës së leximit të këtij teksti akoma nuk keni pirë ujë, është koha e duhur të mbushni një gotë me ujë Gorska! :) Mos e tepëroni, por edhe nëse do të pini më shumë ujë, shanset për të pasur pasoja negative janë të barabarta me zeron.