Rreth nesh

Kompania Koding është themeluar në vitin 1987 në sektorin ndërtimor, kurse nga viti 2004 filloi me ndërtimin e fabrikës për ujë dhe lëngje frutash. Në vitin 2005, Koding nisi me prodhimin dhe shpërndarjen e ujit  Gorska. Reparti prodhues gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë të burimeve, në fshatin Konopishte.

Si kompani e cila ka implementuar menaxhimin cilësor korporativ, Koding është një nga kompanitë më të suksesshme në Maqedoni, drejtuar nga kuadro të arsimuar dhe novatorë, me vizion të qartë për të ardhmen. Suksesi i kompanisë sonë është rezultat i një monitoringut aktiv, ndjekjes së trendeve moderne të marketingut, zgjidhjeve të reja teknologjike, novacioneve dhe edukimit të vazhdueshëm të të punësuarve me qëllim plotësimin e nevojave të konsumatorëve.

Kompania merr pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e jetës shoqërore dhe sociale dhe si rezultat i kësaj ajo mbështet vazhdimisht  manifestacionet kulturore dhe sportive që mbahen në vend. Kompania jep një kontribut të madh edhe në kujdesin e fëmijëve me nevoja të veçanta, si dhe e sponzoron Olimpiadën Speciale për fëmijët me nevoja të veçanta. Një nga karakteristikat kryesore të kompanisë është ndërgjegjësimi ekologjike lidhur me kujdesin e mjedisit jetësor që na rrethon, si dhe me ndikimin e fabrikës mbi mjedisin jetësor, prandaj për këtë arsye kompania e ka implementuar ISO 14001:2004 dhe punon në përputhje me këtë standard.

Ajo ndjek edhe trendet botërore për kursimin e energjisë dhe ka implementuar  projekte për efikasitet energjetik, ndërkohë që momentalisht është në fazën e përgatitjes së projektit të një central elektrik fotovoltazhi, i cili do të implementohet në një ardhme të afërt.

Qëllimi i kompanisë është të jetë lider në tregun e vendit dhe më gjerë duke bashkuar faktorët e cilësisë, aspektet e mjedisit jetësor dhe të njeriut në një sistem të integruar menaxhimi i cili synon drejt një  suksesi ekonomik të qëndrueshëm dhe përmirësimit të vazhdueshëm të sistemeve të cilësisë dhe menaxhimit.